Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbi një milion kosovarë jetojnë në diasporë

Mbi një milion kosovarë jetojnë në diasporë

diaspora

Ministria e Diasporës, ndër prioritetet e saj kryesore, e ka promovimin e kulturës, traditës dhe të gjuhës shqipe, si dhe realizimin e programit të mësimit plotësues në diasporë. Sipas statistikave të Ministrisë vlerësohet se numri i mërgatës kalon shifrën prej një milion, pa llogaritur ata të para viteve 50-ta.

Kështu ka deklaruar Besim Berisha zyrtari për informim në Ministrinë e Diasporës (MD).

Berisha ka theksuar se Qeveria e Kosovës, me Ligjin e Diasporës dhe Mërgatës së Kosovës, vendos për themelimin e qendrave kulturore të Kosovës për diasporën dhe mërgatën.

“Me vendim të Qeverisë është hapur Qendra Kulturore në Stamboll (Turqi), ndërkaq në procedurë është edhe hapja e Qendrës Kulturore në Zvicër dhe në SHBA”, tha ai për Telegrafin.

Sipas tij, qendrat e kulturës themelohen me qëllim të ruajtjes dhe të kultivimit të identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të mërgimtarëve dhe forcimit të lidhjet të tyre me institucionet e Republikës së Kosovës.

“Këto qendra kanë përgjegjësi të promovojnë njohuri të përgjithshme për Kosovën; të nxisin dhe të zhvillojnë njohuri për gjuhët, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës; të nxisin bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe mërgimtarëve, si dhe t’i nxisin investimet e kapitalit të mërgimtarëve në vendlindje, etj”, ka shtuar Berisha.

Ai tha se MD-së , ka një regjistër të asociacioneve dhe shoqatave të mërgimtarëve në vende të ndryshme të botës, të cilat mbulojnë fusha të ndryshme të veprimit.

Ndërsa për numrin e shqiptarëve të diasporës, sipas zëdhënësit të MD-së, nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare.

“Sipas statistikave vlerësohet se numri i mërgatës sonë tejkalon shifrën prej një milion pjesëtarësh, pa llogaritur pjesëtarët e mërgatës e të diasporës para viteve të 50-ta. MD-ja, është në fazën e përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e hartimit të regjistrit të mërgatës dhe diasporës, veprim ky që parashihet të fillojë këtë vit”, ka deklaruar ai.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rohrabacher: Kosova e dha veriun, e fitoi zero nga marrëveshja

Berisha shprehet se MD-ja e ka planifikuar linjën e veçantë buxhetore për qendrat kulturore, duke u bazuar sipas tij, në ligjin i cili e përcakton formën e financimit të këtyre qendrave. /Telegrafi/

Categories

Archives