Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kundër kafshimit helmues me suren el Fatiha


Kundër kafshimit helmues me suren el Fatiha


Mbi eleminimin e pasojave të kafshimit helmues me anë të Fatihasë

Në Dy sahiha shkruan se Ebu Seid el-Hudri ka thënë: “Grupi i ashabëve të të Dërguarit të All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ishte nisur për rrugë. Në udhëtim e sipër kishin arritur te një vendbanim beduinësh dhe kishin kërkuar t’i pranonin si mysafirë. Beduinët kishin refuzuar kërkesën e tyre, prandaj ashabët ishin vendosur afër tyre dhe kishin filluar të hanin ushqimet e veta. Ndërkohë, komandanti i beduinëve ishte sëmurë nga thumbimi i akrepit (Euscorpius flavicaudus). Miqtë e tij kishin ndërmarrë gjithçka që kishin ditur (për ta shëruar), por pa sukses. Më në fund, kishin shkuar tek ashabët për t’i pyetur nëse kishin diçka për të shëruar komandantin e tyre. Njëri nga ashabët u tha: ‘Lavdi All-llahut, unë e di cilat lutje duhet lexuar kundër kafshimit helmues.Megjithatë, ne ju pyetëm të na pranoni si mysafirë, kurse ju na refuzuat, prandaj nuk dua t’ua lexojë këto lutje para se të merremi vesh për këtë’. Beduinët u gëzuan dhe u premtuan se do t’i shpërblejnë duke u dhënë disa dele nëse e shërojnë komandantin e tyre. Menjëherë ashabi shkoi në çadrën e komandantit beduin dhe e spërkati me pështymë deri sa ia lexoi suren El Fatiha (Kur’ani, 1). Menjëherë i erdhi fuqia komandantit. Ai dukej sikur të ishte liruar nga ca litarë. Kur ashabët e lëshuan, komandantit të beduinëve iu kthye tërë fuqia e mëparshme. Pasi beduinët e plotësuan premtimin, ashabët u thanë: ‘Ta ndajmë shpërblimin’. Ashabi që e lexoi rukju-n, u përgjigj: ‘Mos të bëjmë asgjë deri sa të kthehemi tek i Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., dhe t’ia shpjegojmë rastin tonë’. Më vonë, kur u kthyen dhe ia shpjeguan çfarë u kishte ndodhur, ai e kishte komentuar kështu: ‘Si e ditët se El Fatiha është rukju? Vërtet keni pasur të drejtë. Tash ndani atë që keni për ta ndarë, kurse një pjesë ma jepni edhe mua’”.168

Imam Ibn Maxhxhe e ka treguar hadithin që e transmeton Aliu , r.a., se i Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ka thënë: “Kur’ani është mjekësia më e mirë”. Duke e studiuar këtë përgjigje, pajtohemi me një argument të njohur mirë se disa fjalë veprojnë ndryshe mbi njerëz të ndryshëm. Disa fjalë janë të dobishme, ndërsa disa të tjera të dëmshme. Nëse kjo që u tha për fjalët njerëzore është e vërtetë, atëherë çfarë do të thoshte individi për fjalët e shenjta të All-llahut të gjithëfuqishëm? Efikasiteti i fjalëve të madhërishme në krahasim me fjalët njerëzore është si shenjtëria e krijuesit tonë në raport me krijesat e veta. Sepse All-llahu i gjithëfuqishëm është siguri ndaj çfarëdo sëmundjeje, qoftë shpirtërore ose organike; Ai është mbrojtësi absolut, dritë e dritave dhe përdëllestar i përgjithshëm. Sikur fjalët e Tij të binin mbi malet, ato do të shembeshin dhe do të thërmoheshin para lavdit dhe madhështisë së Tij. Këtë e kemi parë kur All-llahu i gjithëfuqishëm e ka manifestuar afërsinë e Tij në malin e Sinajit, ku Musa, a.s., qëndroi, kurse mali u shkatërrua nga frika dhe respekti ndaj Zotit të vet.
image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Vezet e fllanzave

Categories

Archives