Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbi 4 mijë kosovarë në kampet e Hungarisë


Mbi 4 mijë kosovarë në kampet e Hungarisë


Mbi 4 mijë kosovarë në kampet e Hungarisë

Azilkërkuesit kosovar të cilët tash e 6 muaj në masë të madhe kanë marrë rrugët e Evropës ka gjasë të jenë pre e grupeve kriminale dhe e profiterëve. Tashmë kanë filluar hetimet për t’i rënë në fije këtij rrjeti kriminal, ndërsa janë mbi 4 mijë kosovarë të cilët janë në kampet e Hungarisë e të cilët së shpejti do të kthehen në Kosovë. Me iniciativën e ministres Vlora Çitaku, sot u mbajt takimi bashkrendues me institucionet përgjegjëse për luftimin e kontrabandimit me qenie njerëzore. Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe udhëheqësi i Divizionit Ekzekutiv i EULEX-it. Në takim u diskutua shqetësimi i përbashkët rreth rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Kosova të cilët janë duke e shfrytëzuar territorin e Serbisë për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin hungarez.

Ministrja e integrimit Vlora Çitaku i ka shuar të gjitha shpresat e atyre të cilët i kanë mësyrë rrugët e Evropës apo që ende po bëjnë plane të ikin nga vendi. Ajo tha se azili nuk është më opsion dhe se qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil në vendet e BE-së, ndërsa tha se azili është armiku numër një i liberalizimit të vizave për Kosovën. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos bien pre e grupeve kriminale duke rrezikuar jetën e tyre.Kurse sipas ministrit të brendshëm, Bajram Rexhepi ajo që po u lehtëson punën migrantëve kosovar është se tash mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime nëpër serbi, dhe kostoja e këtij udhëtimi dhe shkuarja deri në Hungari është shumë e lirë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Skandal: Gjykata mund të shpërblejë kriminelët e luftës

Categories

Archives