Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MBËSHTETJA NË ALLAHUN



MBËSHTETJA NË ALLAHUN

Transmeton Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, se i dërguari i Allahut, Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ”Do të hyjnë në xhenet nga umeti im pa dhënë llogari shtatëdhjet mijë njerëz. E ata janë: Ata që nuk mbështeten në ogur, ata që nuk kërkojnë shërimin përmes rukjes, ata që nuk kërkojnë shërimin me hekur të skuqur, dhe i mbështeten vetëm Zotit të tyre.”

(Shënuan: Buhariu, Tirmidhiu).

Imam Ahmedi, (Allahu qoftë i kënaqur me të thotë!), se Tevekuli-mbështetja e të sëmurit në Allahun është më e mirë nëse mundet (i sëmuri) sesa përdorimi i barnave.”

Vërejtje: Shejh Ahmed Feridi, thotë; “Hadithi ka të bëjë me rukjet e urrejtura, qê në to mund të ketë idhujtari apo gjëra tê urrejtura në Islam, e jo me rukjen e cila lejohet në Islam.”

SERIA: MEDITIME MBI HADITHET PROFETIKE – 07





Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com