Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbahet protesta “Ne jemi R4ABIA!” në Shkup


Mbahet protesta “Ne jemi R4ABIA!” në Shkup


Disa organizata joqeveritare mbajtën një protestë të qetë në sheshin e Çarshisë, me moton “We are R4ABIA” (Ne jemi RABIA!) Nën moton “We are R4ABIA” (Ne të gjithë jemi RABIA!), të premten në Shkup, në sheshin e Çarshisë, disa organizata joqeveritare nga e tërë Maqedonia dhe qindra qytetarë u mblodhën në një protestë të qetë për të shfaqur solidarizimin e tyre me ngjarjet e tmerrshme që ndodhën ditëve të fundit në Egjipt ku u vranë me mijëra protestues.

protesta ne shkup

Ata kanë shprehur indinjatë të thellë ndaj dhunës së ushtruar nga qeveria e grushtetit të korrikut në Egjipt dhe humbjet e mëdha të njerëzve të pafajshëm.

Ndër të tjera, organizatorët dhe folësit janë shprehur se kjo protestë, para se gjithash, është në mbrojtje të vullnetit politik të egjiptianëve, vlerave humane, demokratike dhe në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore.

“Duke mbrojtur demokracinë e Egjiptit ne sot dëshmojmë se jemi me bijtë e Izraelit, e jo me Faraonin, duke mbrojtur sot egjiptianin që si secili njeri tjetër i botës së qytetëruar kërkon të respektohet vullneti i tij politik, ne më shumë shfaqim respekt për veten tonë se për Egjiptin. Demokracia sot në botë është një vlerë mezi e arritshme dhe shumë e vlefshme, sidomos për vendet që e kaluan pranverën arabe”, u tha mes tjerash nga organizatorët e protestës.

“Egjiptianë të dashur, në këtë frymë edhe ne sot nga Shkupi solidarizohemi me dhimbjen tuaj dhe nga ky shesh bëjmë thirrjen më të njohur këtyre ditëve ‘We are all R4ABIA’ – ‘Ne të gjithë jemi RABIA’!”. Me këtë mesazh përfundoi protesta, ndërsa qytetarët u shpërndanë të qetë pa shkaktuar asnjë incident./ilirida/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ish funksionarë shqiptar në Maqedoni dalin spiunë

Categories

Archives