Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MB: Ja të dhënat për 742 persona në kërkim

MB: Ja të dhënat për 742 persona në kërkim

Policia e Shtetit dhe Ministria eBrendshme kanë publikuar ditën e sotme të dhënat për personat e shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

sajmi tahiri

“Policia e Shtetit sot publikon të dhënat për personat më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia dhe organet e drejtësisë. Në një hapësirë të veçantë të faqes së internetit të Policisë së Shtetit, çdo qytetar i interesuar do të mund të gjejë informacion të plotë, përfshirë të dhënat dhe foto, për të gjithë personat eshpallur në kërkim të dënuar nga gjykata me mbi 5 vjet heqje lirie”, bëhet me dije në letrën e hapur të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mediat.

Ministria e Brendshme bën me dije se ky proces po aplikohet për herë të parë nga Policia e Shtetit.

“Për herë të parë në historinë e vetë, Policia e Shtetit vendos sot një standard të ri duke shënuar një hap themelor jo vetëm për transparencën ndaj qytetarëve por mbi të gjitha, duke ndërtuar një platformë të re komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet publikut dhe Policisë së Shtetit.”- bëhet me dije nga Ministria e Brendshme.

Në letër sqarohet se në faqen e Policisë së Shtetit çdo kush mund të gjejë të publikuara edhe kontaktet e Policisë së Shtetit për të njoftuar në rastet kur ka të dhëna për vendndodhjen e personave të kërkuar, duke ruajtur plotësisht konfidencialitetin e qytetarit që do të japë informacione të vlefshme për policinë.

“Kjo praktikë e re, synon së pari ndërtimin e urave të komunikimit me qytetarët që mund të ndihmojnë policinë për gjetjen e dhe kapjen e secilit prej personave të shpallur në kërkim. Ne jemi të bindur se suksesi i Policisë së Shtetit në përmbushjen e misionit të saj është një sipërmarrje, që nuk bëhet dot pa ndihmën aktive të qytetarëve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Elbasan, shkollë për të studiuar Islamin

Por mbi të gjitha, publikimi i personave më të kërkuar, ndihmon në ndërtimin e atyre mekanizmave të imunitetit shoqëror për të parandaluar që këta njerëz të vazhdojnë jetën mes shoqërisë të pashqetësuar, duke shtuar rrezikun për sigurinë e jetës dhe pronës për secilin prej nesh”, theksohet në letrën e Ministrit Saimir Tahiri.

Ministria e Brendshme sqaron se deri më tani në internet janë hedhur të dhënat për 742 persona në kërkim, që konsiderohen si më të rrezikshëm. Prej tyre 47 janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 101 me 25 vjet burgim. Në këtë listë të kërkuarish 23 janë femra, ndërsa numri më i madh i të kërkuarve është dënuar për veprat penale të vrasjes, apo vrasjes së mbetur në tentativë. /albeu.com/

Këto të dhëna mund të gjenden duke klikuar në linkun:

www.asp.gov.al/index.php?option=com_wanted&view=wanted&Itemid=464&lang=sq

Categories

Archives