Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Matricaria chamomila (kamomili)

Matricaria chamomila (kamomili)

kamomili
Matricaria chamomila (kamomili)

Kamomili është bimë barishtore njëvjeçare, lartësia e të cilës arrin 15-50 cm. Kërcelli i tij rritet shpejt dhe degëzohet shumë. Lulëzon pas 6-8 javësh nga mbirja e tij. Kamomili rritet në vende fushore e kodrinore dhe ka lule me erë të këndshme.
Emri shkencor i kamomilit është Matricaria Chamomilla, i cili është lloji i egër i kamomilit, sepse ekziston edhe një lloj tjetër i cili njihet me emrin Anthemis nobelis, që ndryshon nga forma me llojin e parë, por që të dy llojet e kamomilit përmbajnë lëndë efektive

Sot do të flasim për kamomilin, për lulen me petale të bardha dhe me “zemër” të verdhë, e cila ka shumë veti të mira antiinflamatore dhe qetësuese. Ja se cilat janë ato më kryesoret…

Në këtë periudhë, për shkak të paqëndrueshmërisë së kohës, alergjitë janë kthyer në një problem të madh shëndetësor për shumë njerëz. Ndaj e këshillueshme do të ishte një zgjidhje natyrale.

Kështu, për t’u dhënë fund teshtimave të herëpashershme, infeksionit të syve, të lëkurës, rrufës etj., ju mund të konsumoni një përzierje me bazë bimore duke zier së bashku kamomilin, hithrën dhe dafinën. Pasi lëngu i përftuar të ftohet, kullojeni dhe e pini atë për një javë rresht.

Vetitë e kamomilit janë:

Qetësues i mendjes

Pas një dite stresuese, kur kthehemi në shtëpi, duam vetëm qetësi. Por cila është zgjidhja më e mirë? Një banjë e nxehtë, qirinj, muzikë në sfond dhe një përzierje me kamomil e lule portokalli. Këto bimë janë të njohura për ndikimin e tyre në sistemin nervor qendror, duke dhuruar një ndjenjë të plotë qetësimi.

Qetësues i lëkurës

Për sëmundjet e lëkurës të natyrës inflamatore të tilla si pezmatimi i lëkurës, ekzema ose puçrrat në fytyrë, vaji esencial i kamomilit ka një efekt shumë qetësues, i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës sonë duke eliminuar të kruarën dhe skuqjen. Përdorni edhe ndonjë pikë tjetër vaji të përshtatshëm për lëkurën dhe përzierjen e vajrave lëreni të veprojë të paktën për 20 minuta përpara se të shpëlaheni.

Qetësues për gjumë

Kamomili njihet botërisht si qetësuesi më i mirë që këshillohet për të gjithë ata të cilët kanë probleme me pagjumësinë. Kjo karakteristikë ekziston falë flavonoidit, përbërësit bimor i ngjashëm me disa ilaçe me efekt qetësues për gjumë.

Kuron infeksionet e syve

Kamomili ka edhe një efekt qetësues dhe antiinflamator në rastin e infeksioneve në sy. Në veçanti, në qoftë se vuani nga skuqja dhe sklepat, atëherë ju mund ta përshpejtoni procesin e shërimit dhe lehtësimin e simptomave me fasha të ngrohta.

Shërues për sytë e fryrë

Nëse keni një problem estetik si për shembull, sy të fryrë në mëngjes, duhet të dini se “qeskat” antiestetike mund të reduktohen me bustina kamomili, të cilat është mjaft mirë t’i përdorni të ftohta, mundësisht të sapodala nga frigoriferi. Bustinat mbi këto “qeska” duhet t’i mbani për 15 minuta dhe shikimi juaj do të fitojë shkëlqimin perfekt.

Categories

Archives