Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Materiet ushqyese anti-plakje që duhet t’i konsumoni sa më shumë



Materiet ushqyese anti-plakje që duhet t’i konsumoni sa më shumë

plakje
Vitamina A
Vitamina A ndihmon në mirëfunksionimin e organeve dhe për një lëkurë sa më të mirë. Ndihmon në sistemin imunitar dhe ka një ndikim shumë të mirë anti-plakje. Vitamia A gjendet te mishi i viçit, vezët, pjeshka, portokallja, karrota, domatja etj.
Vitamina C
Vitamina C është e domosdoshme në zhvillimin e kolagjenit i cili i jep lëkurës një pamje të re. Gjithashtu vitamina C forcon sistemin imunitar dhe metabolizmin e organizmit. Produkte të pasura me vitaminë C janë agrumet, të tilla si limoni, portokallja, mandarina, kivi etj. Githashtu shumë vitamincë C përmbajnë specat, luleshtrydhja, boronicat etj.
Vitamina D
Vitamina D është e domosdoshme për lëkurën, kockat, flokët dhe thonjtë. Konsumimi i sa më shumë produkteve me vitaminë D ndikon në mirëfunksionimin e organizmit dhe rininë e tij. Produkte të pasura me vitaminë D janë bulmeti, vezët, peshku i yndyrshëm, djathi, kërpudhat, arrat, drithërat e forta etj.
Vitamina E
Vitamina E njihet për benefitet e shumta që ka për organizmin e sidomos për lëkurën, pasi i jep asaj butësinë dhe hidratimin e nevojshëm. Vitamina E është anti-oksidant i fuqijshëm dhe lufton kundër radikaleve të lira, prandaj konsiderohet i domosdoshëm për luftën kundër plakjes. Produkte të pasura me vitaminë E janë: bajamet, avokado, arra e kokosit, lajthitë, si dhe spinaqi, lakra Kale, koliandra dhe brokoli.
Acidet yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 kanë një ndikim shumë pozitiv në lëkurë dhe luftojnë shenjat e plakjes. Produkte të pasura me Acidet yndyrore Omega-3 janë farat e lirit, arrat, vajrat vegjetale, vezët si dhe peshku i yndyrshëm.
Polifenolet
Polifenolet janë antioksidantë shuëm të mirë njësoj si vitaminat A, C,dhe D dhe kanë ndikime shumë të mira për rininë e lëkurës dhe organizmit. Produkte shumë të pasura me polifenole janë: çaji i bardhë dhe çaji jeshil, rrushi, farat e rrushit si dhe kokrrat natyrale të kakaos.
Turmeriku ose kurkuma
Kurkuma ose siç quhet ndryshe në Shqipëri si Shafrani i Indisë është një produkt me veti të larta anti-kancerogjene. Gjithashtu kjo erëz ka veti anti-plakje dhe anti inflamatore dhe rekomandohet të konsumohet sa më shpesh dhe të jetë pjesë e dietës së përditshme.
Magnezium
Magneziumi nuk duhet të mungojë në dietën ushqimore pasi ka veti të larta për relaksimin e muskujve dhe qetësimin e sistemin nervor. Ai ndikon pozitivisht për kockat, për tensionin, për zemrën duke e mbajtur organizmin të ri dhe të shëndetshëm. Produkte të pasura me magnezium janë jeshillëqet, arrat, farat e ndryshme, bizelet, peshku dhe drithërat e plota integrale.
Resveratrol

CoQ10
Enzima CoQ10 luan një rol shumë të rëndësishëm në gjenerimin e qelizave të organizmit dhe ka veti të larta anti-plakje. Produkte të pasura me këtë enzimë janë mishi, sardelet, mëlçia, peshku Skumbria, si dhe spinaqi, brokoli dhe lulelakra.









Categories

Archives