Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT



MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT

 Pyetje:


Çfarë duhet të veprojmë për të trajtuar një person që është marrë mësysh, kur dihet se kush është mësyshmarrësi ose ka dyshime të forta që vërtetojnë se pikërisht personi i dyshuar është ai që e ka marrë të lënduarin mësysh?


 Përgjigjja:


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në rastin kur konstatohet se një person është marrë mësysh, duhet që mësyshmarrësit (qoftë kur dihet me siguri se ai është mësyshmarrësi, qoftë kur posedohen dyshime të forta se ai është mësyshmarrës), t’i kërkohet që të veprojë si në format në vijim:

Forma e parë: të marrë abdes brenda një kove (që preferohet të vendoset mbi diçka dhe jo direkt për toke) dhe pastaj uji i këtij abdesi i hidhet njëherësh mbi kokë dhe nga pas shpine personit që është marrë mësysh, ose bën që personi që është marrë mësysh të lahet me këtë ujë…

Kjo bazohet në transmetimin e Aishes: “Ai që e merrte tjetrin mësysh (mësyshmarrësi) urdhërohej që të merrte abdes dhe pastaj me të lahej ai që ishte goditur nga mësyshi (smira).”1

Forma e dytë: të lajë brenda një kove/legeni (që është më mirë të mbahet në dorë dhe jo përtokë) gjymtyrët si vjon:

1. fytyrën (fut dorën/pëllëmbën e djathtë në kovë merr ujë me të, e fut në gojë dhe bën madmada/e gurgullon në gojë, pastaj e hedh në kovë, më pas lanë fytyrën e tij në formë të tillë që uji të bjerë brenda në kovë),

2. dy duart (e fut dorën/pëllëmbën e djathtë në ujë dhe me të i hedh ujë një herë të vetme dorës së majtë) dhe dy bërrylat (fut dorën e tij të majtë në kovë dhe me të i hedh ujë bërrylit të djathtë dhe pastaj e fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë bërrylit të tij të majtë),

3. dy këmbët (nga nyja e poshtë; fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë këmbës së tij të dajthtë, të gjendur mbi kovë në mënyrë të tillë që uji të bjerë në kovë dhe pastaj fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë këmbës së tij të majtë) dhe dy gjunjët (të gjendur mbi kovë, në mënyrë të tillë që uji të bjerë në kovë, fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë gjurit të tij të djathtë dhe pastaj fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë gjurit të tij të majtë),





4. si dhe (e fut/ zhyt në ujin e kovës) kollanin e rrobës që prek ijën (pjesën e brendshme të trupit midis brinjëve dhe kërdhokullës/eshtrës anësore të legenit);

Pas kësaj, uji në fjalë i kovës/legenit i hidhet (me dorën e djathtë njëherësh) mbi kokë, nga pas shpinës së personit që është marrë mësysh (nuk është kusht që ky i fundit të heqë rrobat); më pas kova/legeni përmbyset mbi tokë; ose një formë tjetër është që personi i goditur nga mësyshi të lahet me këtë ujë… 

Sa u tha bazohet në historinë e Sehl Ibn Hunejfit, në të cilën vjen se: “I Dërguari i Allahut doli me sahabët (shokët e tij) në drejtim të Mekës dhe kur ishin në mëhallën El-Kharar pranë Xhuhfes2, Sehl Ibn Hunejfi u la. Ai ishte një person i bardhë me trup dhe lëkurë të hijshme. Amir Ibn Rabia e vështroi [pjesën e zbuluar të trupit të Sehlit] teksa po lahej dhe tha: “Nuk kam parë si sot, as lëkurën e të mbuluarës (virgjëreshës)”. Aty për aty Sehlit i ra të fikët dhe ra përdhe [ngaqë u mor mësysh prej Amirit], prandaj shkuan tek Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut, a ke ndonjë gjë për të bërë (rregulluar) për Sehl Ibn Hunejfin? Për Alalhun ai nuk e ngre as kokën dhe nuk përmendet.” Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: “A akuzoni për këtë ndokënd?” Ata thanë: “E vështroi Amir Ibn Rabia.” I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e thirri Amirin dhe u soll ashpër me të. Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: “Përse (për çfarë) dikush nga ju e vret vëllanë e tij [këtu vjen argumenti se ai që e merr tjetrin mësysh ka në dorë diç prej zgjedhjes dhe evitimit të kësaj]?! Përse nuk u lute për të (Sehlin) për bereqet [të thoje: Të bekoftë Allahu! – dhe kështu nuk e merrje mësysh] kur pe (tek ai) diçka që të pëlqeu?!” Pastaj [Profeti (Paqja qoftë mbi të!)] i tha: “Të lahesh!” Ai (Amiri) lau në një kovë fytyrën, dy duart, dy bërrylat, dy gjunjët, dy skajet e këmbëve (dy këmbët) dhe të brendshmen e kollanit të tij. Pastaj uji iu hodh pësipër (Sehlit). Ujin e hedh një person nga pas shpinës mbi kokën dhe shpinën e tij (të goditurit nga mësyshi) dhe kova përmbyset pas tij. U veprua me të (Sehlin)  kështu dhe Sehli u nis me njerëzit pa asnjë problem (u shërua).”3

Forma e tretë: gjithashtu disa dijetarë muslimanë (përfshirë Ibn Xhibrinin dhe Ibn El-Uthejminin) përmendin se në pamundësi të realizimit të formës së parë osë formës së dytë, mund të veprohet si vijon:

Mënyra e parë: të merret thjeshtë uji me të cilin është larë një gjymtyrë e atij që e ka marrë tjetrin mësysh (mësyshmarrësit); 

Ky mendim bazohet në:

1. thëniet profetike të formës së parë osë formës së dytë;

2. thënien e saktë profetike që është cekur më herët: “nëse u kërkohet që të laheni (për shkak se keni marrë mësysh dikë), duhet të laheni”.

Mënyra e dytë: të merret një rrobë e marrësit mësysh që ka qenë në kontak me lëkurën e tij (si kanatieria, këmisha, kapelja, shalli, dorezat etj.) dhe të zhytet në ujë dhe kjo vlen sidomos kur personi prej të cilit ka buruar goditja e mësyshit nuk është bashkëpunues (nuk bindet) për të bërë vullnetarisht atë që i thuhet, apo kur nuk jemi të sigurt se marrja mësysh ka buruar prej tij; pastaj ky ujë hidhet mbi personin që është marrë mësysh.

Gjithë sa u përmend duhet të bëhet me nijetin (qëllimin) e ndjekjes së udhëzimit profetik dhe duke qenë të bindur se asgjë nuk mund të bëjë mirë/dobi përveçse me lejen/vullnetin e Allahut të Madhëruar. Po kështu, sa u tha për mësyshin dhe kurimin e tij kur ai ndodh me njeriun, vlen edhe për mësyshin dhe kurimin e tij kur ai ndodh me bagëtitë apo sendet