Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Masakër në Kajro, Vëllazëria Myslimane: 200 të vdekur, 8 mijë të plagosur

Masakër në Kajro, Vëllazëria Myslimane: 200 të vdekur, 8 mijë të plagosur

Egjipti është përfshirë mes kaosit, konfuzionit pasi forcate sigurisë ndërmorrën një aksion për shkatërrimin e dy kampeve protestuese në Kajro që janë ngritur nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi. Policia që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka tentuar të largojë protestuesit të cilët kishin ngritur që prej disa ditësh kampe në dy zonat kryesore të kryeqytit. Forcat e sigurisë qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat dhe helikopterë të ushtrisë kontrollinin zonën. 

masakr egjipt

Mes këtij kaosi raportohen shifra të ndryshme për viktimat. Vëllazëria Myslimane raporton për 200 protestues pro Morsit të vdekur dhe për më shumë se 8 mijë të plagosur. Në mëngjes u raportua shifra 120 të vdekur. Zv/kreu i Shërbimit të Emergjencave thotë se janë 5 protestues të vdekur dhe 26 të plagosur Nga ana e saj Ministria e Brendshme thotë se janë vrarë 2 zyrtarë të sigurisë dhe 9 të tjerë u plagosën teksa u përpoqën të shpërndanin protestuesit. 

“Në këtë kaos në rrugë është e pamudur të bësh verifikimet sa i takon një shifre të saktë të viktimave”, raporton CNN, para pak minutash.

Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë ku thuhej se forcat e sigurisë ishin duke marrë “masat e nevojshme” kundër protestuesve në xhaminë el-Adevije Rabaa në lindje të Kajros dhe në sheshin Nahda. 

Që prej largimit nga pushteti i Morsit numri i viktimve e ka kaluar numrin 500. /albeu.com/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shpërblimi Më i Lartë Në Xhennet- Fjalim Inspirues

Categories

Archives