Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Martesa, iIac efikas?


Martesa, iIac efikas?


 

Njësoj si një ilaç me efekt të fuqishëm, të qenit i martuar e rrit mundësinë e mbijetesës pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Ndërsa për beqarët, rreziku se mund të vdesin është 70%.
Ky avantazh i të qenit i martuar është zbuluar nga një studim i kryer kohët e fundit, i cili është publikuar në “Journal of Health and Social Behavior”.

Sipas studimit, si gratë, edhe burrat, kanë më shumë mundësi rikuperimi pas ndërhyrjes kirurgjikale nëse ata janë të martuar.“Te ata që janë beqar, rreziku që mund të mos ia hedhin rritet gati dyfish. Kjo është diferencë dramatike për sa u përket pacientëve që nuk janë në një lidhje dhe duhet të përballen me fazën pas operacionit. Ne vumë re se martesa e rrit mundësinë e mbijetesës pas operacioneve të vështira, si në pacientët meshkuj, edhe në ato femra”, thotë doktoresha Ellen Idler, autore e studimit.Efekti pozitiv i martesës është vënë re jo vetëm në fazën e parë pas operacionit, e cila është edhe periudha më kritike, por edhe 5 vjet pas tij.

Studimi është bazuar në testimin e 500 pacientëve që i janë nënshtruar bypass-it koronar të programuar apo rast urgjence. Pacientët janë anketuar para operacioni dhe të dhënat janë krahasuar me indeksin e vdekjeve në vend (National Death Index).

“Pacientët e martuar kanë një vizion më pozitiv për operacionin në krahasim me beqarët. Shumica dërrmuese e të martuarve iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse ishin në gjendje ta përballonin dhimbjen dhe shqetësimet pas operacionit”, thotë Idler.

Specialistët konkludojnë se martesa është një ilaç mjaft i fuqishëm, tek i cili mund të mbështetesh për të përballuar situatat kritike. shekulli/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zemra burim i mendimeve

Categories

Archives