Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrja e abdesit dhe falja e namazit janë prej gjërave më të mëdha

Marrja e abdesit dhe falja e namazit janë prej gjërave më të mëdha

Marrja e abdesit dhe falja e namazit janë prej gjërave më të mëdha që robi mund të mbrohet me to prej shejtanit, sidomos kur e kaplon atë forca e hidhërimit dhe e epshit, sepse ai është zjarri që vlon në zemrën e birit të Ademit . . .

Ndaj robi nuk ka diçka më të mirë që ta shuajë prushin e hidhërimit dhe të epshit se sa abdesi dhe namazi, sepse ai është zjarr dhe abdesi e shuan atë, kurse namazi nëse kryhet ashtu siç duhet me devotshmëri ndaj Allahut e largon pasojën e saj komplet dhe kjo është diçka që arrihet me përvojë dhe nuk ka nevojë për argument për të.

Të ruhet robi nga shikimi i panevojshëm, fjala, ushqimi, dhe përzierja me njerëzit, sepse shejtani e mbizotëron birin e Ademit dhe e arrin qëllimin e tij tek ai prej këtyre katër dyerve.

Categories

Archives