Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrëveshja famëkeqe


Marrëveshja famëkeqe


Shefqet KrasniqiDr. Shefqet KRASNIQI

Shumëkush mendoi se do të përsëritet edhe njëherë “Rambuje” ku serbët do ta refuzonin marrëveshjen e propozuar nga perëndimorët dhe se Kosova në krye me Thaçin do të dilte triumfuese.

Edhe unë isha ndër ata që mendonin dhe luteshin që të ndodhte një gjë e tillë, ose që marrëveshja të jetë në favor tonin. Por nuk ndodhi as e para dhe as e dyta, mirëpo ndodhi e treta. U bë marrëveshja më famëkeqe e mundur, vetëm një hap ka mbetur pa rënë në humnerë, e që ishte t’ia falësh krejt veriun Serbisë, përndryshe thuajse krejt çka kanë kërkuar ata, e arritën. Veriu i Kosovës de facto fitoi një autonomi pa emër, e cila është frikë se do të vjen duke u forcuar, dhe pas disa viteve do të kërkojnë republikë apo bashkim me Serbinë.

Ne mund të flasim çka të duam, mund ta interpetojmë marrëveshjen si të duam, por një gjë është e sigurt se ne e kemi humbur “betejën politike” kundër Serbisë. E fituam betejën me armë në vitin 1999 me ndihmën e Perëndimit, por tani me ndihmën, apo pa ndihmën, e tyre ne e humbëm atë. E një pjesë të fajit pa dyshim që e ka Perëndimi, i cili vet është bërë shkaktari kryesor që e ka toleruar Serbinë të manipulojë e të ndërhyjë në një vend ku ka sunduar UNMIKU dhe i cili ka qenë nën kontrollin e NATO-së. Kjo për faktin se ata vet i kanë toleruar strukturat serbe të veprojnë në veri, ata i kanë llastuar serbët e veriut të Kosovës, përndryshe nuk ka pikë dyshimi se po të ishin NATO dhe UNMIKU më serioz, kurrë nuk do të shtyhej problemi i veriut deri më tani. Perëndimorët nuk kushtëzuan Serbinë që të kërkojë falje për luftën dhe masakrat e bëra ndaj popullatës kosovare, ata nuk kërkuan nga serbët që t’i paguajnë dëmet e luftës, nuk ia kushtëzuan anëtarësimin në NATO dhe në strukturat tjera evropiane që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përkundrazi. Ata e avancuan atë. Ndërsa neve, në anën tjetër, na vunë shumë kushte të rënda dhe të vështira, na izoluan nga e tërë Evropa, ku të vetmit kosovarët presin për një vizë me javë e me muaj për ta vizituar një të afërm në ndonjë shtet evropian. Dhe jo vetëm kaq, por kërkuan nga ne që edhe ndaj veriut të vendit tonë të lëshojmë pe e të bëjmë kompromise me ata që na vranë e na masakruan. Këtë nuk di ndryshe si ta emërtoj përpos siç thotë populli “i forti të rrah e nuk të lë me kajtë.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ti je femra e dytë më e bukur që kam parë

Por, fajin kryesor gjithsesi e kanë qeveria jonë, e kanë politikanët tanë, të cilët kurrë nuk mundën të bashkohen as për çështjet më madhore të vendit.

E mjera ajo dorë që ka nënshkruar një marrëveshje në dëm të vendit!

La ilahe ilallah!

Zoti është i madh! Të lëshohet pe ndaj shtetit tonë, dhe atë në llogari të çkajes?! Të anëtarësimit në institucione të Evropës?! Anëtarësimi nuk është çmimi për të cilin ia vlen t’ia falësh shtetin tënd të tjerëve. Çfarë dobie ka anëtarësimi kur ta shesësh shtetin?! Bile unë kam frikë se derisa ta anëtarësojnë Kosovën në Unionin Evropian shumë shtete të Evropës kanë për të dalë prej atij unioni, ose kanë për t’u përjashtuar, siç po flitet për disa shtete evropiane.

Për fund, dua të them se këto fjalë nuk i them nga perspektiva ime si politikan apo analist politik, por si një qytetar i thjeshtë, të cilin e mundon fati dhe ardhmëria e vendit të tij.

22.04.2013

image_pdf

Categories

Archives