Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrëdhëniet seksuale



Marrëdhëniet seksuale

Marrëdhëniet seksuale

 

Përveç kësaj, Kur’ani nuk e mohon aspektin trupor për marrëdhëniet seksuale ndërmjet burrit e gruas. Ai e udhëzon qenien njerëzore në rrugën më të mirë duke i plotësuar kërkesat e nevojës seksuale, me qëllim që ta mënjanojë praktikën e dëmshme dhe të devijuar.

Transmetohet se hebrenjtë dhe zjarrputistët largoheshin gjatë kohë nga gratë e tyre kur ato i kishin të përmuajshmet, ndërsa të krishterët kanë marrëdhënie të tilla pa u mërzitur fare për periudhën e tillë. Në kohën paraislame, gruas që i kishte të përmuajshmet, nuk i jepnin ushqim, nuk i jepnin të pijë, nuk i lejonin të hynte në shtrat dhe nuk e linin të qëndrojë në shtëpi, pikërisht si hebrenjtë dhe zjarrputistët.

Kur e pyetën disa muslimane Pejgamberin se ç’u lejohet dhe ç’u ndalohet në kohën e të përmuajshmeve, u shpall ajeti vijues:

“Të pyesin ty për të përmuajshmet (hajzin), thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatë të përmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen atëherë afrohuni atyre, ashtu siç u ka lejuar All-Ilahu. All-Ilahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare, 222)





Disa beduinë menduan se fjalët “largohuni prej tyre” nënkuptojnë mosjetesën e përbashkët në shtëpi, dhe për këtë Pejgamberi a.s. ua shpjegoi qëllimin e ajetit dhe u tha: “Ju urdhëron të largoheni nga marrëdhëniet seksuale në kohën e të përmuajshmeve e jo ti largoni nga shtëpia ashtu siç i largonin të huajt “. Kur e dëgjuan këtë, hebrenjtë thanë: “Ky njeri dëshiron të veprojë krejtësisht ndryshe nga ne!” (Shiko tefsirin e Raziut, vëll. 6, f. 66.)

S’ka gjë nëse muslimani dëshiron të dëfrehet me gruan e tij larg “vendit të dhembjes”. Kështu, Islami, si përherë merr qëndrim mesatar mes ekstremistëve që e largojnë gruan gjatë të përmuajshmeve nga shtëpia dhe ekstremistëve tjerë që kanë marrëdhënie seksuale me to.

Mjekësia bashkëkohore ka zbuluar materie helmuese e të dëmshme për trupin. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe shkakun se pse duhet burri të largohet nga marrëdhënia seksuale në këtë kohë. Organet riproduktive mbushen përplot dhe nervat bëhen shumë sensitive nga sekretinù i gjëndrave internale. Marrëdhënia seksuale mund t’i dëmtojë e ndoshta edhe të pengojnë derdhjen e gjakut nga të përmuajshmet dhe kështu të shkaktojë ndezjen e organeve seksuale. (Shiko librin El-Islamu vet-tibbul-hadith të autorit të ndjerë Abdulaziz Ismail.)