Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrëdhëniet seksuale gjatë ditës në Ramazan!


Marrëdhëniet seksuale gjatë ditës në Ramazan!


pyetje pergjigje per ramazan

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamedin, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Marrëdhëniet seksuale gjatë ditës në Ramazan ka një specifikë të veçantë sepse ato përveç kompensimit të ditës kanë obligim dhe shpagimin e kësaj dite.

Normalisht kjo nuk është e përgjithshme, porse patjetër duhet të plotësohen tre kushte:

a) Që personi i cili e kryen marrëdhënien të jetë nga ata që e kanë obligim agjërimin, si personi me të meta mendore; sepse ai nuk e kompenson këtë ditë e nuk ka kefare (shpagim).

b) Nëse nuk kryhet në raste kur Sheriati e ka shkarkuar nga agjërimi; nëse është në udhëtim duke qenë agjërueshëm dhe bën marrëdhënie me bashkëshorten, atëherë ai inshallah nuk është gjynahqarë dhe nuk ka kefare, porse ai vetëm duhet ta kompensoj më vonë këtë ditë, Allahu i Lartësuar thotë: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar”. El-Bekare, 185.

c) Të jetë në vaginë .

Tek marrëdhëniet vaginale bëjnë pjesë marrëdhëniet e lejuara (me bashkëshorten) dhe marrëdhëniet e ndaluara si: zinaja (marrëdhëniet jashtë kurore).

Pra një vepër e tillë shkakton prishjen e agjërimit dhe obligon kompensimin dhe kefaren edhe nëse njeriu nuk ejakulohet (eksitohet), madje mjafton vetëm hyrja e kokës së penisit në vaginë  dhe menjëherë agjërimi është prishur.

-Por nëse personi ejakulohet me gruan e tij duke mos bërë marrëdhënie seksuale në vaginë , atëherë ai ka obligim vetëm kompensimin e kësaj dite, sepse ai e ka prishur agjërimin jo me marrëdhënie (kjo është njësoj si ai që masturbohet sh.p).

– Nëse gruaja është e justifikuar ajo nuk ka kefare por vetëm kompensim, si p.sh, kur harron (ke e cila bëjnë pjesë të dy bashkëshortët), apo kur detyrohet nga i shoqi; por nëse ajo i përgjigjet jashtë këtyre rasteve ka të njëjtën dispozitë kompensim dhe shpagim.

Nëse dikush pyet: cili është argument i kefares?

Përgjigje: Hadithi që transmeton Ebu Hurejre se një burrë erdhi ke i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, dhe i tha: U shkatërrova o i Dërguar i Allahut. Çka ndodhur e pyeti Profeti? Bëra marrëdhënie me gruan në Ramazan duke qenë agjërueshëm. Profeti salallahu alejhi ue selem, e pyeti: A ke skllav që ta lirosh? Tha: jo. A ke mundësi të agjërosh dy muaj rresht pa ndërprerë? Tha: jo. A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër? Më pas ky burrë po qëndronte ashtu ulur, ndërkohë Profetit i sollën sadaka dhe ai i tha këtij burri: Jepe këtë sadaka. O i Dërguar, ndonjë personi më të varfër se unë! Nuk ka mes këtyre dy maleve njeri më të varfër se unë. Profeti qeshi dhe i tha: shko e ushqe familjen tënde. Buhari dhe Muslimi.

Nëse bën marrëdhënie disa herë radhazi gjatë ditës, atëherë ai ka vetëm një kefare, por nëse bën marrëdhënie dy ditë radhazi, atëherë ai ka obligim kefare për të dyja ditët (pra dy kefare), e kështu me radhë për çdo ditë në të cilën e prish agjërimin duke kryer marrëdhënie.

Duhet të dimë se kompensim dhe kefare ka vetëm marrëdhënia seksuale e cila kryhet në Ramazan, ndërsa veprat e tjera kanë vetëm kompensimin e ditës së humbur (që kanë prishur agjërimin).

Këtu na u sqarua se kefarja ka dy kushte (sipas fjalës së autorit):

1. Kur kryen marrëdhënie gjatë ditës së agjërimit.

2. Të jetë në Ramazan, sepse jashtë Ramazanit një vepër e tillë nuk ka kefare për shkak se agjërimi është vullnetar.

Madje mesa kam kuptuar Shejhu ka shtuar dhe dy kushte të tjera:

3. Që të kryhet nga ata që e kanë obligim agjërimin.

4. Të kryhet në ditët që agjërohen në Ramazan dhe jo në ditët kompensim (pra jo në ditët e Ramazanit që kryhen jashtë këtij muaji, pra ato që kompensohen në ditët e mëvonshme, dhe as agjërimet e tjera të obliguara veç Ramazanit).

Çështje: Nëse dikush është duke kryer marrëdhënie me bashkëshorten duke menduar se është ende në kohë dhe në momentin që dëgjon ezanin e sabahut e ndërpret atë, ky person nuk ka as kompensim dhe as kefare, sepse një veprim i tillë nuk e prish agjërimin.

Nëse personi që ka bërë marrëdhënie në Ramazan nuk ka mundësi të kryej asnjërën nga versionet e kefares, atëherë ai është i shkarkuar

Allahu thotë në Kuran: “Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë”. Et-Talak, 7.

Po ashtu nga suneti është hadithi kur burri që bëri marrëdhënie me gruan gjatë ditës në Ramazan i tha Profetit: Nuk kam mundësi të ushqej gjashtëdhjetë të varfër” Profeti salallahu alejhi ue selem, nuk i tha jep sadaka kur të kesh mundësi, porse i tha: “…A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Dhe kur dëgjoi përgjigjen dhe fjalët e personit i tha: “…shko e ushqe familjen tënde”.

Kitab Es-Sijam (Kapitulli i Agjërimit) “Sherh Mumti’i ala Zad el-Mustekni’I”
Muhamed ibn Salih el Uthejmin
Përktheu: Bledar Haxhiu

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Nata e Kadrit

Categories

Archives