Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrëdheniet intime në Xhenet



Marrëdheniet intime në Xhenet

Ibn Uehb ka thënë: Amr bin el-Harith më informoi, nga Darraxh, nga Ebu Huxhejreh, nga Ebu Hurejra salAllahu alejhi ue selem i cili e pyeti të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem:

”O i Dërguari i Allahut, a do të kemi marrëdhënie seksuale në Xhenet?” Ai tha: ”Po, unë betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Do të ketë marrëdhënie pas marrëdhënies. Kur ai ngritet prej saj, ajo bëhet e virgjër përsëri.”

Taberani ka thënë: Abdan bin Ahmed na ka treguar: Abdurr-Rrahman el-Jarki na ka treguar: Amr bin Ebi Seleme na ka treguar: Sadakah na ka treguar, nga Hashim bin Zejd, nga Sulejm bin Ebi Jahja i cili kishte dëgjuar Ebu Umameh duke treguar se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ishte pyetur:

”A do të kenë banorët e Xhenetit marrëdhënie seksuale?” Ai tha: ”Pa u mërzitur nga ajo dhe me kënaqësi të pandërprerë.”

Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

“Ata të Xhenetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.” 2

Ikrimeh ka thënë: ”Do të thotë se ata marrin virgjinitetin e virgjëreshave.”





Mukatil ka thënë: ”Ata do të marrin virgjinitetin e virgjëreshave dhe do ti harrojnë banorët e Xhenemit. Ata as nuk do të mendojnë për ta e as që do të brengosen për ta.”

Ibn Abasi ka thënë: ”Do të thotë se ata marrin virgjinitetin e virgjëreshave.”

Seid bin Xhubejr ka thënë:

”Epshi i burrit do të vrumbullojë në trupin e tij shtatëdhjetë vite. Ai do të përjetojë orgazmë pa përjetuar ndonjë lodhje. Pastaj, ata nuk do të kenë nevojë që të pastrohen. Ata as nuk do të ndien lodhje e as dobësi. Marrëdhënia e tyre është marrdhënie ëmbëlsie dhe kënaqësi pa asnjë pasojë negative.”

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)