Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MARRËDHËNIET INTIME NË ISLAM



MARRËDHËNIET INTIME NË ISLAM

martesa222ÇKA DUHET THËNË ME RASTIN E AFRIMIT TE GRUAJA?

Para aktit intim bashkëshortët duhet të thonë duanë në të cilën do ta lusin Allahun e Lartësuar, që prej tyre dhe prej pasardhësit të mundshëm të tyre, të largojë shejtanin dhe të keqen e tij. Kjo bazohet në hadithin autentik, të cilin prej Muhamedit s.a.v.s. e transmeton Abdullah ibn Abbas r.a.:

“Bismil-lah! Allahumme xhennibne-sh-shejtane ve xhennibi-sh-shejtane ma rezaktena!

Në emër të Allahut! O Allah, largo shejtanin prej neve dhe prej atij të cilin ke dhënë të niset (fëmijës)!

Nëse Allahu jep që me atë rast të niset ndonjë fëmijë, shejtani nuk do t’i bëjë dëm!” [Buhariu, Sahih: 67-Kitabu-n-nikah, 66-Babun ma jekulu-r-rexhulu idha eta ehlehu, hadithi nr. 5165; Muslimi në Sahih: 16-Kitabu-n-nikah, 18-Babun ma justehabbu en jekulehu ‘inde-l-xhima’i, hadithi nr. 1434, dhe të tjerët.]

 

DUHET PATUR KUJDES TË MOS KTHEHEN KAH KIBLA

Bashkëshortët të kenë vëmendjen, siç tërheqin vërejtjen disa dijetarë muslimanë, që me rastin e aktit seksual të mos jenë të kthyer kah Kibla, si respekt ndaj saj. [Gazaliu, Ihja ‘ulumi-d-din, 2/147]

 

PARA MARRËDHËNIEVE INTIME JEMI TË OBLIGUAR TË PËRGATITEMI

Bashkëshorti duhet të gjejë mënyra që psikologjikisht ta përgatisë gruan për aktin seksual. Ai duhet të mundohet të thejë turpin e saj, t’i mbjellë siguri dhe vetbesim, posaçërisht në natën e parë të martesës. Në të vërtetë, shumë vajza kanë frikë të madhe nga nata e parë e martesës. Nëse burri nuk është i kujdesshëm në natën e parë, kjo mund të rezultojë me shumë pasoja të padëshirueshme të cilat mund të zgjasin ose të mbesin të përhershme, sikur frigjiditeti, frika nga akti seksual e të tjera.

Prandaj një fjalët e mira, afrimi i këndshëm, përkdheljet dhe puthjet mund të jenë hyrja më e mirë në vetë aktin seksual dhe pas vetes nuk do të lënë pasoja të padëshirueshme, siç mund të ndodhte me hyrjen direkte në akt, me lëvizje të shpejta dhe të vrazhdta dhe me kryerjen e vetë aktit pa kurrfarë përgatitje.

Se sa janë të urta fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. të cilat i transmeton Enes ibn Malik r.a.: “Asnjëri prej jush le të mos i afrohet gruas së tij, ashtu siç e bëjnë kafshët! Në mesin e atyre dyve le të jetë një emisar! Kanë pyetur: E çka është ajo o i Dërguari i Allahut? Ai është përgjigjur: Ajo është të folurit dhe puthja!”[Ebu Mensur Ed-Dejlemi, Musnedu-l-firdeus Në realitet këtë transmetim Hafidh El-‘Iraki e vlerëson të dobët. (Ihjau ‘ulumi-d-din, 2/148).]

Për fat të keq, shumë muslimanë për marrëdhëniet intime mësojnë nga romanet, nga serialet televizive apo nga revistat erotike, ndërsa reçeta e vërtetë për martesë të suksesshme dhe për marrëdhënie të drejta intime është i Dërguari ynë, s.a.v.s. që sa shekuj?! Athua a ka dikund aq ngrohtësi, ëmbëlsi dhe urti dhe aq brengë për ruajtjen e martesës, ashtu siç gjejmë në fjalët e tij?!

 

CILA POZITË ËSHTË E LEJUAR GJATË MARRËDHËNIEVE INTIME?

Është e lejuar që me rastin e marrëdhënieve intime t’i afrohemi bashkëshortes nga cilado anë: nga para, nga prapa ose prej anësh, edhe pse më e natyrshme, siç përmendet në disa thënie, është që gruaja të jetë e shtrirë në shpinë ndërsa burri mbi të.

Domethënë është i lejuar çdo pozitë, me kusht që marrëdhëniet të kryhen në organin gjenital të gruas. Xhabiri r.a. transmeton se çifutët kanë folur se fëmija do të lindë i mangët tek ai njeri që i afrohet gruas nga prapa, dhe për këtë është shpallur ajeti: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi…”[Kur’ani: Bekare, 223].





Me këtë rast i Dërguari s.a.v.s. ka sqaruar: “Edhe nga para edhe nga mbrapa, mirëpo me kusht të kryhet në organin gjenital të gruas!”[ Buhariu, Sahih: 65-Kitabu-t-tefsir, 39-Babun: “Nisaukum harsun lekum…”, hadithi nr. 4528; Muslimi, Sahih: 16-Kitabu-n-nikah, 19-Babu xhevazi xhima’a imreetihi fi kubuliha, hadithi nr. 1435; Ebu Davudi, Sunen: Kitabu-n-nikah, 46-Babun fi xhami’i-n-nikah, hadithi nr. 2163 dhe 2164.]

 

NDALIMI I MARRËDHËNIEVE NË ANUS (VRIMËN ANALE)

Është haram që të kryhen marrëdhëniet intime në vrimën anale, në bazë të shumë haditheve të Muhamedit s.a.v.s.. Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën anale!”[ Ebu Davudi, Sunen: Kitabu-n-nikah, 46-Babun fi xhami’i-n-nikah, hadithi nr. 2162; Ahmedi, Musned, 2/444 dhe 479.]

Në transmetimin të cilin e përcjellin Ibn Abbasi dhe Ebu Hurejre r.a. thuhet: “Allahu nuk do të shikojë në njeriun i cili kryen marrëdhënie intime në vrimën anale!”[ Ibn Maxhe, Sunen: 9-Kitabu-n-nikah, 29-Babu-n-nehji ‘an itjani-n-nisai fi edbarihinne, hadithi nr. 1923; Ahmedi, Musned, 2/272.]

 

LARJA PAS MARRËDHËNIEVE INTIME

Është e obligueshme larja pas marrëdhënieve intime. Në të vërtetë, pasi të vijë deri te prekja (takimi) e organeve gjenitale, qoftë edhe pa ejakuluar, larja ose gusli bëhen të obligueshme. Larja mund të bëhet bashkarisht, ashtu siç e ka bërë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. në transmetimin të cilin e përcjell Ajsheja r.a.: “Jam larë me të Dërguarin s.a.v.s. nga një enë, e ai më tejkalonte në marrjen e ujit nga ajo enë, kështu që thashë: Më ler edhe mua! Më ler edhe mua! Ka thënë: Kemi qenë të dytë xhunub.”[ Buhariu, Sahih: 5-Kitabu-l-gusli, 2-Babu gusli-r-rexhuli me’a imre’etihi, hadithi nr. 250; Muslimi, Sahih: 3-Kitabu-l-hajdi, 10-Babu-l-kadri-l-mustehabbi mine-l-mai fi gasli-l-xhenabeti, hadithi nr. 320 dhe 321.]

Domethënë, pasi që burri dhe gruaja bashkarisht mund të lahen, kjo tregon se ata lirisht mund të shikojnë dhe të prekin pjesët e tyre, të turpshme, të trupit. Dijetarët muslimanë, duke u mbështetur në hadithin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. të cilin e transmeton Behz ibn Hakim, nga babai i tij ndërsa ai prej gjyshit të tij, se e ka pyetur të Dërguarin s.a.v.s.: “Çka është me vendet tona të turpshme të cilat i tregojmë?” Ai është përgjigjur: “Ruaji vendet tuaja të turpshme nga secili, përveç prej gruas tënde…”[Tirmidhiu, Sunen: 44-Kitabu-l-edeb, 22-Babun ma xhae fi hifdhi-l-‘avreti, hadithi nr. 2769 dhe e vlerëson si transmetim hasen.] kanë ardhur në përfundim se është e lejuar që burri dhe gruaja të shikojnë dhe të prekin vendet e turpshme. Kështu, për shembull, Ibn Haxheri mendon se ky hadith udhëzon në lejimin e shikimit të vendeve te turpshme të bashkëshortes (bashkëshortit), [Krahaso: El-Mubarekfuri, Tuhfetu-l-ahvedhi, 8/54.] ndërsa Ibn Urve el-Hanbeli mendon se me këtë lejohet shikimi, prekja dhe kënaqja në atë pjesë të trupit, ngjashëm siç mundemi të shikojmë te bashkëshorti (bashkëshortja) pjesët tjera të trupit, prekjen apo të kënaqemi me to! [Adabu-z-zefafi fi-s-sunneti-l-mutahhereti, fq. 111.]

 

SI TË MARRIM GUSUL?

Pas marrëdhënieve intime, guslin duhet marrë ashtu siç ka vepruar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Në të vërtetë, ai, siç thekson Imam Buhariu në një thënie të Ajshes r.a. dhe Mejmunes r.a., së pari ka larë duart, ndërsa në një thënie tjetër edhe organin gjenital, pastaj lante gojën dhe fytin dhe mirrte abdest siç mirret abdesti për namaz. Pas kësaj lante kokën e pas saj tërë trupin, kështu që askund të mos mbesë ndonjë pjesë e terur. [Buhariu, Sahih: 5-Kitabu-l-gusli, 1-Babu-l-vudui kable-l-gusli, hadithi nr. 248 dhe 5-Babu-l-gusli merreten vahideten, hadithi nr 257.]

 

A DUHET TË MIRRET GUSËL PAS ÇDO MARRËDHËNIE INTIME?

Nëse dikush i afrohet gruas dhe dëshiron të njëjtën ta bëjë për së dyti herë, atëherë nuk duhet patjetër që pas çdo marrëdhënie intime të marrë gusël, por këtë duhet ta bëj në fund. Kushti i vetëm (për vazhdimin) është që patjetër të marrë abdest, ashtu siç merr për namaz dhe të lajë organin gjenital, e më pas t’i afrohet sërish gruas së tij. Ebu Se’id el-Hudri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nëse dikush i afrohet gruas së tij, dhe këtë dëshiron ta përsërisë, le të marrë abdest!”[ Muslimi, Sahih: 3-Kitabu-l-hajdi, 6-Babu xhevazi nevmi-l-xhunubi, hadithi nr. 308].

Abdullah ibn Ebi Kajs e ka pyetur Ajshen r.a.: “Si ka vepruar i Dërguari s.a.v.s. kur ka qenë xhunub? A është larë para se të flinte apo ka fjetur para se të lahet? Ajo është përgjigjur: “Ka vepruar edhe njërën edhe tjetrën, nganjëherë është larë, e pastaj ka fjetur, e nganjëherë ka marrë abdest e pastaj ka fjetur. Abdullah ibn Ebi Kajs atëherë tha: “Falënderuar qoftë Allahu që e ka bërë këtë fleksibile!”[ Muslimi, Sahih: 3-Kitabu-l-hajdi, 6-Babu xhevazi nevmi-l-xhunubi, hadithi nr. 307].

Gjithashtu, nëse personi i cili ka marrëdhënie intime dhe nuk është në gjendje menjëherë të lahet, ndërsa dëshiron të flejë ose të hajë, le të marrë abdest, pastaj do të hajë ose do të flejë, e më vonë do të lahet. Ajsheja r.a. transmeton se i Dërguari, s.a.v.s. nëse ishte xhunub, ndërsa ka pasur dëshirë të hajë ose flejë, ka marrë abdest siç mirret abdesti për namaz.[ Muslimi, Sahih: 3-Kitabu-l-hajdi, 6-Babu xhevazi nevmi-l-xhunubi, hadithi nr. 305].

 

A ËSHTË E LEJUAR RUAJTJA NGA SHTATZANIA?

Është e lejuar që gjatë marrëdhënieve intime, nëse është edhe gruaja e pajtimit, që të nxirret organi gjenital i mashkullit para ejakulimit, me qëllim të ndalimit të shtatzënisë. Për këtë kuptohet se duhet të ketë arsyetim. Përndryshe, në të kundërtën, preferohet hedhja e spermës në organin gjenital të gruas dhe nxitja e lindjes, për të cilin transmetohen shumë hadithe të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., aq sa ruajtja nga shtatzënia nganjëherë quhet el-ved’ul-hafijj – vdekje e fshehtë.[ Muslimi, Sahih: 16-Kitabu-n-nikah, 24-Babu xhevazi-l-gileti ve hije vat’u-l-murdi’i ve kerahetu-l-‘azli, hadithi nr. 1442.]

Mirëpo, hadithet autentike në mënyrë të prerë flasin për vetë lejimin e ndërprerjes natyrore të shtatzënisë, në atë mënyrë që sperma në momentin e ejakulimit të hedhet jashtë organit gjenital të gruas, që është edhe qëndrim i të katër shkollave juridike islame.[ Mr. M. Štulanoviæ, vep.cit., fq. 32.]

Xhabiri r.a. transmeton: “Jemi ruajtur prej shtatzënisë në kohën e të Dërguarit s.a.v.s.” ndërsa në një transmetim tjetër thotë: “Jemi ruajtur prej shtatzënisë derisa ishte duke zbritur Kur’ani!”[ Buhariu, Sahih: 67-Kitabu-n-nikah, 96-Babu-l-‘azli, hadithi nr 5207 dhe 5208; Muslimi, Sahih: 16-Kitabun- nikah, 22-Babu hukmi-l-‘azli, hadithi nr. 1440.]

 

Shkëputur nga libri: “MARTESA DHE MARRËDHËNIET INTIME NË ISLAM ” Dr. Shefik Kurdiq