Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrëdhëniet intime


Marrëdhëniet intime


Xhabiri transmeton hadithin nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, “Martohuni me vajzat e pastërta të cilat do t`i doni dhe ato do t`ju duan juve.” Xhabiri ka thënë: “Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem,e ka ndaluar aktin seksual, nëse para tij nuk ka paralojë të caktuar – përkëdhelje dhe të ngajshme me këtë.”

lulet rose

Martesa është një nga sunnetet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Më mire është njeriu të ketë marrëdhënie intime pasi që ushqimi i ngrënë të jetë përpunuar dhe kur trupi është stabil, as i ftohtë e as i nxehtë, as i zbrazët e as i mbushur, por nëse vërtet njeriu ka nevojë të madhe për të, atëherë është më mire të bëhen marrëdhinet intime me barkun plotë se ta frenojë veten nga akti seksual. Transmetohet se Ibn Omeri ka bërë marrëdhënie intime vetëm pas ushqimit.
Marrëdhëniet seksuale duhet anashkaluar kur njeriu është i lodhur, i pikëlluar, i pakënaqur ose pass marrjes së barnave. Duhet praktikuar vetëm atëherë kur ka dëshirë të madhe për të, që nuk është shkaktuar me qëllim nga disa skena ose mendime erotike.
Kjo duhet të jetë si rezultat i tepricës së spermatozoidëve.

Nëse akti seksual nuk i kalon kufijtë e maturisë, atëherë te njeriu zgjon energji pozotive, e bën të disponuar. ia rritë oreksin, ia largon mendimet e pikëlluara, melankolinë dhe depresionin. Të përmbajturit nga seksi shpeshherë ka shkaktuar sëmundje të ndryshme. Seksi e rruan shëndetin, por në sasi të tepruar shkakton paralizë, i dobëson aftësitë psikike dhe të pamurit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nëse dikë nga ju e shqetëson dëshira e madhe për marrëdhënie, le të martohet sepse martesa i mbron sytë nga harami si dhe vendet e turpshme.” Ky është hadith autentik, ndërsa e transmeton Buhariu.

Asnjëherë mos të bëni marrëdhënie intime me grua të moshuar, ose me vajzë shumë të re, si dhe me grua që është në ciklet mujore.
“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (Bekare: 222).

Gjaku që del nga pastrimet mujore është i papastër dhe mund të dëmton organin e njeriut dhe shkakton qelbëzim. Këtë vërtet e kam pare me sytë e mi.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Bëni ç`të doni, por mos bëni imoralitet. Nëse ndokush bën marrëdhënie intime me gruan e cila është në pastrimet mujore duhet të pendohet dhe të ndajë sadaka në vlerë të një ose gjysmë dinari”. Disa thonë se mjafton vetëm të kërkohet falje nga All-llahu nëse rastësisht e bën këtë gabim.

Shkaku për të cilin e ka thënë hadith është se çifutët, përmbahen nga marrëdhëniet intime kur grate e tyre i kanë pastrimet mujore, i izolojnë në dhoma të veçanta në shtëpi ku ato hanë dhe pine plotësisht të vetmuar. Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, për këtë rast, tha: “Çdo gjë që bëni, bëni në kundërshtim me traditat e çifutëve, pos në rast të pastrimeve mujore, sepse se mbi ta është hidhërimi dhe mallkimi i All-llahut.”

Asnjëherë mos bëni marrëdhënie intime me gruan që këtë nuk e ka bërë një kohë të gjatë, me gruan që është e sëmurë, ose me  gruan shfaqja e së cilës nuk ju motivon. Të jeshë në shtrat me atë që e doni ju bën të gëzuar.

Një njeri iu ankua Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, se ka pakë fëmijë. Pejgamberi e urdhëroi të hajë më shumë vezë. Ebu Hurejre transmeton sePejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i është ankuar melekut Xhibril se nuk ka mundur të ketë marrëdhënie intime aq sa ai ka dashur. E meleku i është përgjigjur: “Pse nuk ushqehesh me Harise (ëmbëlsira e bërë nga mielli, gjalpi dhe sheqeri)? Në këtë ushqim është fuqia që u mjafton 40 personave.”

Ebu Rafi`u transmeton hadithin: “Një ditë isha i ulur në shtëpinë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, Kaloni me dorë mbi kokën e tij dhe tha: “Shfrytëzojeni kanën, më të mirën nga të gjitha ngjyrat, sepse ajo vërtet e forcon lëkurën dhe instinktin seksual”.
Enesi po ashtu ka thënë: “Lyjuni me kanë, sepse vërtet kana e freskon dhe e zbukuron njeriun dhe ia forcon istinktin seksual”.

Në një hadith transmetohet se rruajtja e qimeve nga vendet e turpshme stimulon dëshirën për seks. Ebu Nu`ajmi e transmeton këtë hadith.

Ushqimi që është i përshtatshëm për këto qëllime është hudhra, mishi, vezët, bizelja si dhe mishi i gjelit dhe harabelit. Pas këtyre  ushqimive, mire është të pihet qumësht të freskët, të pushosh ose të falesh.
Po ashtu është mire të hashë karota, rrushë, shqind, lajthi dhe groshë, kurse duhet larguar nga ushqimi i idhët dhe njelmët. Për këtë do të bëhet me shumë fjalë në kapitullin për ilaçet e thjeshta.
Muslimi transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nëse ndokush nga ju ka pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, dhe prap e kaplon e njëjta dëshirë, së pari le të merr abdest, e pastaj le t`i kushtohet prapë.”

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Nëse ndonjë i ri nga ju ka pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, e me pare ka thënë: `Në emër të All-llahut, All-llahu na mbroftë nga shejtani i mallkuar`, fëmija që do të lindë pastaj, asnjëherë nuk do të shqetësohet nga shejtani.”
Buhariu transmeton hadithin nga Aishja, radijall-llahu anhu, ku qëndron se njeriu nuk duhet të shtrihet në shtrat pa marrë abdest.

Pejgamberi ishte shumë pedant kur ishin në pyetje marrëdhëniet seksuale, dhe ka urdhëruar të pasohet shembulli i tij. Një herë ka thënë: “Atë që e dua në këtë botë janë gratë, parfumet, kurse qetësia e syrrit tim është në namaz.”

Nesaiu e transmeton hadithin që vijon: “Parfumi është ushqimi i shpirtit, kurse epshi është kafshë e egër në mes të organeve të njeriut.” Asgjë nuk ndihmon më mirë se parfumi pas marrëdhënieve intime.
Kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, fliste për namazin pas këtyre dy kënaqësive, ka treguar se marrëdhëniet seksuale i largojnë dëshirat dhe pasionet erotike të cilat mund të turbullojnë fuqinë e të gjykuarit dhe të menduarit vazdhdimisht duke u përzier në rrjedhën e mendimeve tona. Për këtë shkak, mjekët e kanë përshkruar instinktin sekual sikur diç të ngjashme me çmendurinë. Pasha All-llahut nga të gjitha veset që mund ta kaplojnë njeriun, kjo është një nga veset më të shpeshta që është vështirë të zmbraset.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk kam parë diç të tillë që mund t`i dobësojë ndjenjat e njeriut, fenë dhe aftësinë e të gjykuarit drejtë, siç janë në gjendje kë ta bëjnë grate tuaja.”
Vërtetë gjykimi i njeriut prishet nga pasionet e tepruara dhe gjërat e ngjashme. Prandaj besimtari duhet të ketë qëllime të pastra dhe të qarta pa të cilat nuk do të ketë dobi as nga namazi i tij. Ka diskutime të shumta mes dijetarëve si dhe hadithe që flasin për të folurit keq. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë, qartë duke u thirrur në thëniet e pejgamberëve të mëparshëm, se kur njeriu hyn në namaz, zemra e tij duhet të jetë e pastër prej çfarëdo qëllimi dhe mendimi i keq.

Pas marrëdhënieve intime, larja është farz. E All-llahu e din më së miri.
Mjekët kanë thënë se lirimi i sperms me masturbim dobëson pasionin seksual, si dhe funksionin e organit gjenital te burri.
Sipas dispozitave të Sheriatit po ashtu edhe kjo është e ndaluar.

 

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Një shkrim tjetër i dobishëm  Udhëzime dhe urtësi

Categories

Archives