Friday, 22/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrëdhëniet e ndaluara

Marrëdhëniet e ndaluara

Marrëdhëniet e ndaluara

 

Sa u përket marrëdhënieve seksuale, Zoti i Madhëruar thotë:

“Gratë tuaia janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbielljes suaj si tëdë shironi, por përgatuni për veten tuaj, dhe kini frfkë All-llahun,  e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde”. (El-Bekare, 223)

Për shkak të zbritjes së këtij ajeti, dijetari indus Velijull-Ilah Dehlavi thotë: “Hebrenjtë i kufizonin mënyrat e marrëdhënieve seksuale pa ndonjë parim hyjnor. Edhe ensarët (e Medines) i imitonin në këtë çështje dhe thonin: “Në qoftë se burri depërton në vaginë përderisa gruaja është e shtrirë në bark, fëmija do të jetë i vëngër”. Për këtë shkak zbriti ajeti: “Afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi”, që don të thotë se s’është me rëndësi pozita por me k-usht që procesi të kryhet në vaginë, ngase në këtë çështje s’ka asgjë që ka lidhje me interesin e përgjithshëm fetar ose politik, por është thjesht çështje e shijes personale.

Thashethemet e tilla bëheshin nga hebrenjtë, mirëpo Zoti i Madhëruar i anuloi.  (Huxhxhetull-llahil-baliga, vëll. 2, f. 134.)

Feja nuk i përcakton pozitat e marrëdhënies seksuale por kërkon që burri të frikohet nga Zoti se do ta takojë, dhe të largohet nga marrëdhënia anale, ngase anusi është vend i fëlliqur dhe i dhembjes, si dhe një akt i tillë u ngjanë homoseksualëve të fëlliqtë. Pra, feja me plot të drejtë e ndalon këtë Iloj të marrëdhënieve. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

“Mos bëni marrëdhënie finale me gratë (tuaja)!” (Transmetimi i Tirmidhiut, i Nesaiut dhe i Ibën Maxhes.) Për atë që ka marrëdhënie anale me gruan e vet, thotë: “Ky është homoseksualizëm i vogël”.(Transmetimi i Nesaiut.) Kur e pyeti një grua rreth marrëdhënies seksuale vaginale nga shpina, ai ia lexoi ajetin:

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por vetëm me një mbështetje.”(Transmetimi i Ahmedit.)

Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i dërguari i Zotit, u shkatërrova! Kur Pejgamberi a.s. pyeti se çka e shkatërroi, ai i thotë: “Mbrëmë pata marrëdhënie vaginale nga shpina!” Pejgamberi nuk i thotë gjë derisa u shpall ajeti i lartpërmendur, e pastaj i thotë: “Nga para ose nga pas, por largohu anusit dhe (marrëdhënies) gjatë të përmuajshmeve”.(Transmetimi i Ahmedit dhe Tirmidhiut.)

 

Categories

Archives