Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk bashkohet sinqeriteti ne nje zemer dhe dashuria per tu lavderuar

Nuk bashkohet sinqeriteti ne nje zemer dhe dashuria per tu lavderuar

Ka thene Ibn Kajimi, All-llahu e meshirofte: Nuk bashkohet sinqeriteti ne nje zemer dhe dashuria per tu lavderuar, falenderuar, lakmia per ate ç’fare eshte ne duart e njerezve, vetem ashtu siç bashkohet uji dhe zjarri, hardhuca dhe peshku, nese vetvetja yte te flet per sinqeritetin atehere fillimisht dil para lakmise dhe therre ate me thiken e deshprimit (humbjes se shpreses) e pastaj para lavderimit dhe titujve dhe behu asket ne ato sikur të pasionuarit e dunjase për Ahiretin, e kur ta theresh lakmine dhe ploteson asketizmin nga lavderatat te lehtesohet atehere ty sinqeriteti, e nese thua: cila eshte menyra me e lehte per ta therre lakmine dhe arritja e asketizmit nga lavderatat dhe falenderimet, them: sa i perket therjes se lakmise, ajo te behet e lehte duke e ditur me bindje se nuk ka ndonje gje qe lakmohet vetem se eshte ne duar te All-llahut Nje, depot e Tij nuk i zoteron askush pos Tij, nga ato robit nuk mund ti jep diçka pos Tij, e sa i perket largimit nga lavderatat dhe falenderimet, kjo të lehtesohet duke e ditur se nuk ka dikush qe i ben dobi lavderatat apo e demtojne ate nençmimet dhe e perbuzin pos All-llahut Nje, sikurse i tha Beduini te derguarit te All-llahut alejhi selam se lavderatat e mia jane zbukurim kurse nençmimet e mia jane perbuzje, e ai tha: Ky eshte All-llahu i Lartemadheruar, andaj largohu nga lavderatat e te cileve nuk te zbukurojne dhe nga nençmimet e atyre qe nuk te bejne te perbuzur, lakmo pas Atij qe e gjithe bukuria eshte ne lavderimin e tij dhe i gjithe shemtimi eshte kur Ai e nençmon dike, mirepo ne kete nuk arrihet pos me durim dhe bindje, ne momentin qe e humb durimin dhe bindjen, je i njejte me ate i cili deshiron te udhetoje ne det pa anije, ka thene All-llahu azze vexhel: “Ti pra ben durim, sepse premtimi i All-llahut eshte i sakte, e kurrsesi të mos luhasin ty ata qe jane te dyshimte”. (sure err rrum,ajeti nr.60), dhe ka thene All-llahu xhele veala: “Dhe prej tyre Ne beme prijes qe me urdherin Tone udhezojne, pasi qe ata (qe i beme prijesa) ishin te durueshem dhe ndaj argumenteve Tona ishin te bindur”. (suretu es sexhde ajeti.24). [Marre nga libri El-Fauaid faqe 149 – te Ibn Kajimit Allahu e meshirofte].

Një shkrim tjetër i dobishëm  DISA KANË NEVOJË PËR MORAL MË SHUMË SE SA PËR BUKË DHE UJË (1)

Pershtati Suad Shabani

Categories

Archives