Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Maqedonia nuk plotëson as kriteret politike për në BE!

Maqedonia nuk plotëson as kriteret politike për në BE!

Me afrimin e kohës për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, krahas  çështjes së emrit, gjithnjë e më shumë shtrohet edhe çështja e kritereve politike të cilët Maqedonia nuk i plotëson për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.

maqedonia

Zëvendëskryeministri i angazhuar për proceset euro integruese, Fatmir Besimi, në një intervistë për radion, Evropa e Lirë, thotë se Maqedonia ka krijuar një ambient, ku kriteret politike përsëri janë vënë në tavolinë nga disa shtete të Bashkimit Evropian. Sipas , Fatmir Besimit, këto kritere shtrohen për kapacitetin demokratik të institucioneve në Maqedoni.

“Gjithnjë në raport me integrimin në BE, gjërat shikohen në paket. Kur the, paket, ajo do të thotë reformat në të gjitha sektorët të cilët janë prioritet për të ardhmen e Maqedonisë. Krahas këtyre është edhe çështja e emrit. Këto dy çështje unë i kam quajtur si dy pedale për të ecur me velosiped, të dyja duhet të lëvizin në mënyrë të sinkronizuar”, thotë Fatmir Besimi.

Analisti, Alajdin Demiri thotë se, “Procesi i anëtarësimit është realisht larg për arsye se , harmonizimi i proceseve demokratike në vend është larg atyre të BE-së dhe fokusimi vetëm te çështja e emrit është mashtrim që i duhet  VMRO-së, për nevojat e brendshme, për të fshehur mos zbatimin e reformave reale”.

Ndërkohë, Besimi, potencon se që të ec përpara Maqedonia, duhet në të njëjtën kohë të punohet në reforma dhe prioritetet të cilët janë interes i qytetarëve si dhe njëkohësisht të zgjidhet çështja e emrit. Sipas tij, Maqedonia është nën vëzhgim dhe çdo  lëvizje skanohet nga ana  vendeve anëtare të BE-së.

Sipas Demerit, gjyqësia e pavarur është inekzistente në Maqedoni, ajo çdo ditë dëshmohet se është jashtë standardeve të BE-së.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Georgievski: Maqedonia do të bëhet vend i muslimanëve dhe shqiptarëve brenda 15 viteve

“Mediat nuk janë të lira. Dy ligjet që përgatiten e dëshmojnë atë. Reformat e munguara në arsim dhe shumë sfera tjera janë kërkesa, qëllimisht të qytetarëve të Maqedonisë, por janë edhe kërkesa reale të BE-së. Me këtë rritëm që është duke shkuar Maqedonia, shumë vështirë se do të marrë status për fillimin e bisedimeve, që do të thotë se shqetësimet nuk janë të BE-së, por ato duhet të jenë të qytetarëve të Maqedonisë dhe qeverisë.

Categories

Archives