Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Maqedonasit i pengon ezani


Maqedonasit i pengon ezani


burmali

Qytetarët maqedonas shprehin reagime për ezanet e xhamive të Shkupit, që sipas tyre tashmë janë me zë më të lartë. Kështu mbrëmë ka raportuar televizioni Alfa, duke theksuar se xhamitë afër qendrës së qytetit, para një muaji kanë rritur tonin e zërit të ezaneve dhe se kjo sipas tyre, po iriton dhe nervozon qytetarët maqedonas. “Ata nuk janë kundër lutjeve fetare, por zëri i lartë ekstrem po i zgjon nga gjumi që nga ora 05.30 e mëngjesit”, raporton televizioni Alfa.

 

Siç mësohet, ankesat kanë mbërritur edhe në adresë të Komisionit për Marrëdhënie ndërfetare. Drejtoresha e këtij komisioni ka shprehur habi se përse është rritur zëri i ezaneve dhe se sipas saj, lutjet nuk ka nevojë të jenë aq të zëshme.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni nuk ka dashuar të komentojë këto reagime, duke theksuar se tempujt dhe xhamitë janë me shekuj aty dhe se nuk ka pasur probleme asnjëherë për ezanet dhe lutjet fetare.infoislame/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  AI:Ne Kosove ka mbi 200 lokale per prostuticion

Categories

Archives