Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Maliqi edhe Haxhiu s’janë intelektual por spiunë të UDB-së dhe ShIK-ut

Maliqi edhe Haxhiu s’janë intelektual por spiunë të UDB-së dhe ShIK-ut

Kryeministri në ardhje i Shqipërisë, e ka emëruar këshilltar për rajonin, publicistin kosovar Shkëlzen Maliqi, të cilin e ka cilësuar intelektual të mirënjohur dhe të pavarur. 

maliqi

Ky emrim menjëherë ka ngjallur reagim në rrethin e opinionistëve të Kosovës. Është emnaku i Maliqit, publicisti Shkëlzen Gashi, i cili përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka hedhur akuza të ashpra ndaj këshilltarit të ri të Ramës, duke mos e cilësuar intelektual, por bashkëpunëtor të “dy regjimeve kriminale, atij të Hashim Thaçit dhe të Serbisë”.
“N’rregull, veç personi në fjalë: e para, s’asht intelektual; e dyta, asht i njohur, por s’asht i mirë-njohur, por i njohur për të keq; dhe, e treta, ma e randësishmja, s’asht i mosvarur, por i varur dhe atë nga regjimi kriminal i Hashim Thaçit dhe, për rrjedhojë, edhe nga regjimi i Serbisë”, ka shkruar Gashi.

Ai këtë linjë e ka futur edhe mikun tjetër të Edi Ramës, gazetarin dhe publicistin, Baton Haxhiu. “Garant atë spiunin tjetër t’UDB-së dhe t’ShIK-ut, baton haxhiun, e ban tash këshilltar për lidhje speciale me Serbinë”, ka thënë Gashi në fund të komentit të tij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Azil në BE, nga 1335 fitojnë vetëm 20 shtetas

Categories

Archives