Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Maliki jeumid-din – Sunduesit të ditës së gjykimit.


Maliki jeumid-din – Sunduesit të ditës së gjykimit.


Maliki jeumid-din - Sunduesit të ditës së gjykimit.

Maliki jeumid-din – Sunduesit të ditës së gjykimit.

Allahu i madhëruar, në këtë fjalë, ka përmendur pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij në ditën e gjykimit, e cila është dita e kiametit, dita në të cilën njerëzit do të shpërblehen sipas asaj që kanë paraqitur, të mirë apo të keqe. Ai e përmendi pushtetin e Tij në ditën e gjykimit, sepse atë ditë, krijesave do t’u shfaqet i kthjellet dhe i pastër, pushteti, mbretërimi, sundimi i Allahut. Atë ditë, ato (krijesat) do ta shohin të plotë dhe të kthjellët, mbretërimin, drejtësinë dhe urtësinë e Krijuesit. Atë ditë do të zhduket ç’do lloj pushteti e mbretërimi nga duart e krijesave dhe i gjithë pushteti do të jetë qartësisht në Dorë të Krijuesit, edhe pse kështu ka qenë gjithmonë dhe Ai ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë, Sunduesi dhe Mbretëruesi i ditës së gjykimit dhe i të gjitha ditëve të tjera.

Atë ditë, përpara Tij, do të jenë të barabartë mbretërit dhe ata poshtë tyre, skllevërit dhe të lirët. Të gjithë do të jenë të përulur, të nënshtruar ndaj madhështisë së Tij, syulur para Krenarisë së Tij. Të gjithë do të jenë në pritje të gjykimit të Tij, duke shpresuar shpërblimin (mëshirën) e Tij, të frikësuar nga ndëshkimi (zemërimi) i Tij.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ruaj sytë e tu!!!

Categories

Archives