Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Makthi, çiçibanozi,sanëz (Trigonella foenum-graecum; Arab. hulba)


Makthi, çiçibanozi,sanëz (Trigonella foenum-graecum; Arab. hulba)


makthi
Në përmbledhjen me hadithe sahih (të saktë), është shënuar se i Dërguari i Allahut, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), i kishte bërë vizitë as’habit Sa’d Bin Ebi Vekkasit (radiallahu anhu), i cili ishte sëmurë gjatë kohës sa kishte qenë në Mekë, dhe kishte thënë: ”Thirrni mjekun, le ta vizitojë.”
Dhe ata e kishin ftuar mjekun Haris Bin Kaldahun, i cili e kishte diagnostifikuar gjendjen etij dhe me atë rast kishte thënë: ”Do të jetë në rregull, i jepni supë me hurma dhe makth të zier.” Familja e kishte kryer këtë porosi, dhe Sa’di ishte shëruar shpejtë.Disa mjekë kanë thënë: ”Sikur njerëzit ta dinin vlerën e makthit, do ta paguanin peshën e tij me ar.” Edhe pse kjo thënie është shënuar në El-Vasili dhe është thënë gabimisht se e ka thënë i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), megjithatë, lidhur me hadithin e cituar kjo i ruan ende vlerat e veta.Makthi1 është bimë bishtajore që ka nxehtësi në shkallë të dytë dhe thatësi në shkallë të parë. Pirja e lëngut të farave të makthit e lehtëson dhembjen e fytit, e pastron traktin respirator nga mukusi (këlbaza) e grumbulluar, e lehtëson kollitjen, ndihmon rastet e asmës, bronhitisit, tuberkulozit, frymëmarrjes së shpeshtë, shpirrës.
Për gjendje të tilla bronkiale, makthi është i dobishëm ndonjëherë kur hahet me gjalpë dhe me ekstraktin e ëmbëlsuar të rrënjës (latinisht. Glycyrrhiza glabra). Pirja e lëngut të makthit ndihmon gjithashtu në zbutjen e dhembjeve, të hemorroideve dhe shërben si laksativ i lehtë.

Makthi zvogëlon gjithashtu dhembjen e shkaktuar nga ënjtet venerike limfatike (latinisht. Lymphogranulomatosis- sëmundje malinje), eleminon shqetësimet e lukthit me atë në zvogëlimit të sasisë së lëngjeve të lukthit në zorrë, e liron menstruacionin e mbetur dhe e rritë dëshirën për seks.
Makthi ndonjëherë përdoret në klizma të tharta dhe nëse femra lahet me ujë të nxehtë në tretësirën e makthit, kjo tretësirë e liron dhembjen jofrekuente në rajonin e pubisit që është shkaktuar nga ënjtja e mitrës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Caj Majaselli

Pirja e tretësirës së makthit e përzier me pesë dramë ekstrakt të kërcellit të bimës rrëzë ngjyruese (latinisht. Rubia tictoria- lëng i kërcellit (rizomit) të bimës), stimulon ciklin menstrual dhe rritë sekrecionin e urinës. Larja e flokëve me tretësirë makthi të zier i shpeshton dhe ndonjëherë i bën kaçurela.

Makthi i shëron gjithashtu puçrrat dhe rrebullin e lëkurës. Kompresat e nxehta me pluhur makthi të përzier me uthull dhe nitrat potasi ose me nitrat kaliumi, e rrudhë ënjtjen e shpretkës. Vënia e kompresave të nxehta me pluhur makthit të zier në puçrra ose në plagë të ngurtësuara, i qetëson dhe i zbutë, dhe i zbërthen po të jetë e mundur një gjë e tillë.

Pirja e tretësirës së makthit vepron si mjet për mbyllje dhe shtrëngim, i eleminon gazrat dhe i lyen zorrët. Lëngu i makthit është po ashtu mjet që të jep gjallëri dhe freski dhe vepron si mjet për forcimin e zemrës.

Zierja e makthit me hurma ose me mjaltë dhe me fiq dhe ngrënia esëll (në lukth të thatë), në mëngjes, e zbërthen mukusin (këlbazën) në gjoks dhe në lukth dhe e lehtëson kollën e mirë.
Makthi e eleminon gjithashtu kapsllëkun dhe retencionin e urinës. Lyerja e thonjve të ndrydhur me melhem që është bërë me vaj makthi të përzier me dyllë, mund t’i shërojë thonjtë e thyer. Makthi përdoret edhe në shërimin e temperaturës, neuralgjisë, ishijasit, gjëndrave të ënjtura, plagëve, tumoreve dhe emfizave.

Në të vërtetë, dobitë nga makthi janë të shumëfishta, kurse El-Kasim Bin Abdurrahmani, ka treguar se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: ”Përzieni makthin me ilaçet tuaja.”

Autor: Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzi.
Marrë nga libri: ”Et tibbu en nebevij.”
Përgaditi: Ebu Merjem

Categories

Archives