Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Magjistarët nuk korren sukses me këtë grua… përse?

Magjistarët nuk korren sukses me këtë grua… përse?

muslimane
Burri i saj deshi t’i bënte magji ngase ai kishte lëshuar fenë dhe nuk falte namazin dhe per kete shkak ajo e kishte braktisur.

Gruaja muslimane e devotshme, kishte shkuar tek gjykatësi dhe i kishte thënë: Burri im nuk falet, dua të ndahem prej tij!
Gënjen se unë falem – ishte përgjigjur burri në foltore.

Nuk e dua më atë, madje as për para – shtoi gruaja.

Atëherë ma kthe mehrin (dhuratën martesore) – insistoi burri.
Gruaja se bashku me babain e saj ia kthyen 40.000 euro.

Pas shkurrorëzimit burri shkoi tek një magjistarë dhe kërkoi t’i bënte magji asaj.
U pajtuan së bashku me të por magjistari nuk ia arrinte dot qëllimit.
Pas një kohe magjistari ra në kontakt me burrin dhe i tha:
Ka kohë që unë lidhem me djajë (shejtanë) dhe mundohem t’i bëjë magji asaj gruaje por nuk mundemi.
Pasi që shkove t’i, hyra në dhomë dhe më erdhën djajtë (shejtanët) që i dërgova tek shtëpia e saj.

Çfarë bëtë?- i pyeta.

Gjetëm melaike (engjuj) te shtëpia e saj, që e kishin rrethuar atë dhe nuk lejonin askënd të hynte aty.
Kjo për arsye se ajo ditën dhe natën lexon Kur’an- iu përgjigjën, Diten lexonte Suren Bekare cdo here. Siq thote Profeti alejhi selam: ” Në të vertetë shejtanët largohen në atë shtëpi në të cilën lexohet surja El-Bekare”.

Kush e ruajti këtë grua ? Atë e ruajti Allahu, i Cili thotë:

”… po All-llahu është Mbrojtësi më i mirë dhe Ai është Mëshirues i mëshiruesve.” (Jusuf 64).

”Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij.” (Et-Talak 3).

Atë qe e ruan All-llahu, nuk mund ta dëmtojnë as xhinët (shejtanët) dhe as njerëzit, andaj vëlla dhe motër mbështetuni në All-llahun se Ai ju mjafton juve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  KJO ËSHTË BUJARI DHE FISNIKËRI PËR SHËMBËLLTYRË

All-llahu na bëftë nga ata rrobër që jetojmë me Kur’an dhe veprojmë me të…

Amiin.

Tags:

Categories

Archives