Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Magjistarët, falltarët dhe astrologët


Magjistarët, falltarët dhe astrologët


magjistaret

Magjistarët, falltarët dhe astrologët

Thotë Allahu i Madhëruar: (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajtë ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit.
E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe. (Bekare, 102)
Sihri (magjia) është kufër (dalje nga feja), dënimi i magjistarit është mbytja e tij, sepse ai bën kufër në Allahun e Madhëruar dhe fitimi të cilin e fiton nga sihri e ka haram.
Astrologët dhe falltarët të dytë janë kafira nëse pretendojnë se e din gajbin (të fshehtën), kurse të fshehtën nuk e din askush përveç Allahut Fuqiplotë, thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush shkon tek falltarët dhe astrologët dhe i beson në atë që thotë ai ka bërë kufër në atë që iu është zbritur Muhammedit -salAllahu alejhi ve selem-. (Sahihul Xhami).
Kurse ai i cili shkon tek ata dhe nuk i beson asaj që thonë nuk bën kufër nuk i pranohet namazi dyzet ditë si dënim se çfarë ka vepruar.
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush shkon tek falltari e pyet për diçka nuk i pranohet namazi i tij dyzet ditë me radhë. (Transmeton Muslimi)
Thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Dënimi i magjistarit është goditja me shpatë.
Ka thënë Bixhale ibn abdeh: Na ka arritur shkresa e Omerit -radijallahu anhu- një vit para vdekjes së tij që ta mbyteni çdo magjistarë dhe magjistare. (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Abdurrezaku në Musanef).
Nga Ebu Musa -radijallahu anhu- transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Tre veta nuk hynë në xhennet: Deponuesi i alkoolit, ndërprerësi i lidhjeve farefisnore dhe ai që i beson magjistarit. ( Sahih Et-Tergib).

Një shkrim tjetër i dobishëm  2 këshilla profetike për shtëpite tona

Autor: Ebi Enes Maxhid Islam Benkani
Shkëputur nga libri: ”A dëshiron të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit?!”

Tags:

Categories

Archives