Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Magjia joreale

Magjia joreale

magjia1

Magjia joreale

Ky lloj ka të bëjë me njohjen e disa formulave kimike që nuk i njohin të tjerët, sidomos për njerëzit e mesjetës, si dhe me shfaqje shkathtësie, mjeshtërie dhe zotësie për mashtrim ose për krijimin e përshtypjeve të gabuara tek mendjelehtët. Zakonisht, në kohën tonë këto gjëra i bëjën iluzionistët e cirkut dhe sharlatanët, badakçijtë e mashtruesit. Në fakt, për një kategori të tillë fjala ‘magji’ është përdorur në mënyrë të figurshme, ngaqë njerëzve u duket se iluzionisti bën diçka të çuditshme dhe të jashtzakonshme. Atëherë, ata që ushtrojnë këtë lloj magjie nuk kanë lidhje me xhindët, por thjeshtë përdorin disa marifete, ose lëvizin dorën me shkathtësi, ose njohin disa formula kimike a disa ligjësi tw gjithwsisw që nuk i njeh masa e njerëzve. Për shembull:

– Hilja e nxjerrjes së tymit nga trupi i njeriut. Lënda që gjendet në dy anët e kutisë së shkrepses, nëse do të digjet në një metal me rrafsh të limuar, tymi që del prej saj infiltron mbi rrafshin e metalit të limuar në formën e një lënde ngjyrëkafe. Ky tym ka një veti të tillë që sapo kontakton me një rrafsh të lagët, shdërrohet përsëri në tym. Kështu, sharlatani e merr këtë lëndë, e djeg dhe mbasi shdërohet në tym i ngurtë në fomën e një lënde ngjyrëkafe, e fshin me rrafshin e dorës së vet në mënyrë që lënda të mbetet në të, por duke bërë kujdes që dora të jetë e thatë. Pas kësaj, nëse i vjen dikush dhe ankohet se ka një sëmundje të caktuar, ose thotë se jam i magjepsur, mashtruesi në fjalë merr një gotë uji, lexon e fryn në të, qoftë edhe disa ajete Kurani, për mashtrim, pastaj spërkat dorën e personit të sëmurë me këtë ujë dhe me dorën tjetër, jo me dorën ku ka lëndën e ngurtë, pastaj e fërkon dorën e të sëmurit dhe del prej saj tym me dendësi për një farë kohe. Pas këtij skenari, ai i thotë të sëmurit: sëmundja ka dalë prej teje!

–  Hilja e ngjalljes së ngordhësirave. Në këtë rast iluzionisti merr një pëllumb dhe ia përdredh kokën me dorë në mënyrë që të duket sikur ka ngordhur, pastaj e hedh mbi njerëzit. Shikuesve u vjen keq nga kjo egërsi. Më pas iluzionisti u kërkon që t’ia japin pëllumbin në mënyrë që ta ngjallë – sipas pretendimit të tij. Kështu, e vë pëllumbin në një letër dhe pastaj godet mbi letër dhe për pasojë pëllumbi ngjallet dhe fluturon drejt spektatorëve, të cilët qëndrojnë në formën e një rrethi. Hilja këtu qëndron në faktin se para se të kapte pëllumbin iluzionisti ka patur në dorë një lëndë narkotike të lëngët. Kështu, ai e kap pëllumbin dhe u krijon shikueve përshtypjen se po i përdredh qafën, por në fakt ai i jep narkozën që ka në dorë. Për pasojë, pëllumbi i humb ndjenjat, ndërsa njerëzit mendojnë se ka ngordhur nga mbytja. Më pas iluzionisti e godet, pëllumbit i del narkoza dhe fluturon. Në një fjalë popullore thuhet: Kur njihet shkaku se si ndodh diçka, mbaron çudia. Një gjë e tillë sot nuk është aspak e çuditshme, pasi kirurgu kryen operacionin ndërkohë që i sëmurë është i shtrirë para tij si i vdekur nga ndikimi i lëndës narkotike. Kush e shikon ndërkohë që mjeku fillon operacionin, do t’i duket si i vdekur.

–   Sharlatanizmi duke shfrytëzuar mjeshtërinë për të mashtëruar. Ndër mënyrat e sharlatanizmit gjithashtu janë edhe mjeshtëritë dhe lojërat të cilat i ushtrojnë sharlatanët. Për shembull, ndonjëri prej tyre shfaq sikur ther një njeri. E çuditshme është se ai u tregon shikuesve edhe rrjedhjen e gjakut. Më pas i bie me shkelm dhe ai çohet “i gjallë”. Po të shikojmë me realizëm, do të konstatojmë se kjo nuk është e vërtetë, se po të ishte e vërtetë, i theruri nuk mund të ngjallej, ngaqë ngjallja dhe dhënia e vdekjes i përkasin vetëm Allahut dhe ato ndodhin veçse sipas dëshirës dhe dijes së Tij. Megjithëse ky është besimi i çdo muslimani, ka njerëz me mendësi të dobët dhe me një temperament të tillë që janë të prirur për pranimin e çfarëdolloj iluzioni. Ata besojnë se ky sharlatan i bën këto veprime realisht. Në fakt, veprimi i magjistarit në këtë rast është vetëm një mashtrim. Duke njohur realitetin e këtij veprimi, kuptohet qartë mashtrimi që bën iluzionisti. Sharlatani vendos në fytin e bashkpunëtorit të tij një flluskë lëkure, ngjyra e së cilës është si ngjyra e lëkurës së natyrshme, të mbushur me një lëng që i ngjan gjakut. Pastaj, sjell thikën dhe e kalon mbi flluskë. Flluska çahet dhe rrjedh prej saj lënda e kuqe në ngjyrën e gjakut. Në këto momente shikuesit mendojnë se sharlatani e theri bashkëpunëtorin e tij. Pas kësaj, ai i bie me këmbë dhe bashkëpunëtori çohet.

–  Përdorimi i disa lëndëve, vetitë e të cilave i njohin shumë pak njerëz. Fjala vjen, një mashtrues e lyen dorën me një lëndë që ka veti rezistence ndaj djegies, dhe në prani të njerëzve e fut në zjarr, duke i bërë kështu njerëzit të mendojnë se po bën diçka të jashtëzakonshme.

Në fakt, mënyrat e mashtrimit janë të shumta, por këto ishin vetëm disa raste për të ilustruar çështjen në fajlë. Nga sa u tha del se magjia nuk është e gjitha reale, por ka magji reale dhe ka magji joreale, ndonëse rastet e kësaj të fundit janë me të shumta.

Categories

Archives