Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Magjia është një prej metodave me të cilat shejtani humbë njerëzit



Magjia është një prej metodave me të cilat shejtani humbë njerëzit

ES-SIHRU – MAGJIA:

Magjia është një prej metodave me të cilat shejtani humbë njerëzit, ata u mësojnë atyre këtë dituri, e cila bën vetëm dëm e nuk bën dobi dhe është rrugë për ndarjen në mes burrit dhe gruas së tij, të cilën gjë shejtani e konsideron prej veprave më të mëdha të cilat i kryejnë ushtria e tij. Këtë gjë e kemi përmendur më herët. Thotë All-llahu: “(e hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin shejtanët në kohën e sundimit të Sulejmanit.

Po Sulejmani nuk ishte pabesimtar, por shejtanët ishin të tillë, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy melekëve, Harutit dhe Marutit. Kurse ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën pabesimtar!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jahuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për çka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe” (El-Bekare: 102).





A ËSHTË MAGJIA REALITET?

Dijetarët ranë në dilemë rreth kësaj çështje, disa thanë: ajo nuk është realitet, por vetëm iluzion: “…kur, ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjët lëviznin (si gjarpërinjë)” (Taha: 66), kurse disa të tjerë thanë se: ajo është realitet siç argumentoi ajeti i sures El-Bekare. Realiteti është se ajo është dy lloje: një lloj është vetëm iluzion, e cila mbështetet në mashtrimet shkencore dhe lëvizjen e lehtë e të shpejtë, kurse një lloj tjetër është realitet, sikurse magjia e cila
ndanë burrin me gruan…