Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Magjia dhe dëmet e saj


Magjia dhe dëmet e saj


magjia

Magjia është: Marrëveshje ose bashkëpunim mes magjistarit dhe shejtanëve për t’u shkaktuar njerëzve dëme si: divorc, sëmundje, vdekje, mund të bëhet për dashuri ose për gjëra të “mira” por që në thelb janë prej magjisë e cila është e keqe.

Magjia mund të bëhet prej nuskave, simboleve, tabelave me numra dhe shkronja të ndryshme, minerale, kafshë të ngordhura, gjëra të pista dhe t ë fëlliqura, kocka, kukulla, buste ose statuja, fotografi, gjilpëra, nyje të lidhura etj. .

Feja Islame e ndalon bërjen e magjisë në mënyrë kategorike dhe e konsideron veprën e magjisë si vepër prej veprave që e nxjerrin njeriun që bën magji nga Islami. Allahu thotë në kur’an: {andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!}[1].

Shumë popuj, në çdo kohë dhe vend si dhe pasuesit e shumë feve, besojnë në ekzistencën e magjisë. Jo vetëm kaq, por në shumë vende prej vendeve perëndimore e mësojnë atë, ndërsa në vendet e lindjes janë përhapur shumë ata të cilët e veprojnë atë. Është për të ardhur keq që kjo ndodh edhe në mesin e muslimanëve.

Në Shqipëri dihet fare mirë se me magji merren disa persona të cilët mes njerëzve njihen si “hoxhallarë”[2], yshtarë, fallxhorë,, shehlerë, parashikues, por realiteti i tyre është krejtësisht i kundërt. Ata nuk janë gjë tjetër, veçse magjistarë dhe sharlatanë të rëndomtë që mbjellin shkatërrim dhe humbje.

Shperndaje qe ta mesojne edhe te tjeret

Një shkrim tjetër i dobishëm  Terapia me Kuran - Dr. Selman Aude

Categories

Archives