Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Magdanozi

Magdanozi

magdanozi
Petroselinum sativum Hoffm. (magdanozi,pershuni)

Vlerat ushqimore e mjekesore te magdanozit jane cuditerisht te medha. Megjithese ai shpesh perdoret si zbukurim ne ushqime, por eshte mjaft I pasur ne proteina 2.6 % dhe ze vendin e pare ndermjet gjithe perimeve te tjera. Persa I perket permbajtjes se vitamins C ai konkurron specat dhe agrumet. Eshte llogaritur se nje gote uji e mbushur me gjethe magdanosi, ka vitamina C sa ne 10 kokrra portokalle. Magdanosi eshte I pasur dhe me provitamina A (karrotine) ne sasi 257 mg/100. 1 filxhan kafeje e mbushur me gjethe magdanozi permban me shume vitamina se sa nje karrote. Ne sasira te konsiderueshme permban dhe vitaminat B1 dhe B2 qe ndihmojne ne metabolizmin e organizmit te njeriut. Kjo bime dallohet dhe per permbajtje te larte te kriprave te kaliumit dhe te hekurit. Nje filxhan kafeje e mbushur me gjethe magdanozi permban me shume kalcium se sa nje gote me qumesht dhe nje gram magdanoz ka me shume hekur se nje gram melci.
Nga ana mjekesore magdanozi vleresohet si nje diuretic shume I efektshem, qe do te thote se ndihmon trupin te nxjerre lengjet e teperta nga organizmi nepermjet veshkave e lekures. Vetia e kesaj bime per te shtuar diurezen lidhet me lendet vepruese me natyre flavonoide (lende organike qe rregullojne pershkueshmerine e kapilareve te gjakut). Ne saje te efektit diuretik magdanozi perdoret ne fryrje me prejardhje nga zemra e nga veshkat. Disa lende qe permban kjo bime kane veprim zgjerues per enet e gjakut, pra ndihmojne ne njefare shkalle ne uljen e tensionit te gjakut. Aroma e kendshme e magdanozit permireson oreksin, ndihmon ne tretjen e ushqimeve, largon gazrat, ben mire per disa semundje te melcise, shpretkes etj. Kur konsumohet I njome ai eshte nje nga freskuesit e mjekuesit me te mire te gojes. Mbajta ne goje e disa gjetheve te fresketa magdanozi largon eren e gojes dhe ushqen mishrat e dhembeve.

Mjeksia popullore rekumandon magdanozin per mjekimin e rrugeve te siperme te frymemarrjes qe shoqerohen me kolle, sepse lengezon gelbazen dhe lehteson nxjerrjen e saj jashte. Ai ndihmon edhe gjendjen e te semureve azmatike dhe te atyre qe vuajne nga laringiti. Per mjekimin e rrugeve te siperme te frymemarrjes pregatitet nje valese: Merret 20 gram magdanoz te resket, 120 ml qumesht dhe 100 ml uje. Hidhen te gjitha ne nje ene, mbulohen me kapak dhe vihen ne zjarr te zjejne per 10 min. Lengu I fituar kullohet dhe pihet nga 1 filxhan 3 here ne dite.
Vlen te theksohet se grate gjate shtatezanise nuk duhet te perdorin magdanoz, sepse kjo bime ka veti te nxisi prodhimin e ekstrogjenit (disa hormone qe mund ta bejne ate te rrezikshem per shendetin e nenes dhe te femijes). Ne rastet kur nenat duan te largojne qumeshtin e gjirit rekomandohet qe mbi gjirin e leones te vendosen gjethe te fresketa magdanozi per disa dite rresht dhe qumeshti do te nderpritet.

Categories

Archives