Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Madheshtia e engjellit Xhibril


Madheshtia e engjellit Xhibril


meleket

Pasi që melekët janë trupa të krijuar nga drita e fortë, njeriu nuk ka mundësi t’i shohë ata, posaçërisht kur dihetse All-llahu nuk i dha mundësi shikimit tonë që t’i shohë ata.
Asnjë njeri nga ky ummet nuk i pa melekët në formën e tyre të vërtetë përveç Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili e pa Xhibrilin dy herë në formën e tij të vërtetë. Ndërsa në bazë të disa argumenteve tjera thuhet se njerëzit mund t’i shohin melekët, kur ata personifikohen në pamje të njeriut.
Madhësia e krijimittë tyre

All-llahu i Madhërishëm për melekët të cilët janë kujdestarë të Xhehennemit thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6)

Madhësia e krijimittë Xhibrilit [alejhis- selam]:
Imam Ahmedi në Musnedin e tij transmeton prej Abdullah Ibn Mes’udit i cili thotë: “Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka parë Xhebrailin në formën e tij, e ai kishte gjashtëqind flatra, çdonjëra prej tyre kishte mbuluar horizontin… ” Ibn Kethiri për këtë hadith thotë: “Ka zinxhir të mirë (të transmetuesve)”. Në Sunenin e
Tirmidhiut transmetohet me zinxhir të shëndoshë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte thënë për Xhibrilin [alejhis-selam]: “E kam parë duke zbritur nga qielli, ndërkaq madhësia e tij kishte mbuluar hapësirën në mes qiellit dhe tokës”.

All-llahu i Madhërishëm duke përshkruar Xhibrilin thotë: “S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit). Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik”. (Et-Tekvir: 19-21), i dërguar fisnik këtu për qëllim është Xhibrili [alejhis- selam].

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tipet e njerëzve nga këndvështrimi Kuranor

SHKEPUTUR NGA LIBRI “BOTA E MELEKEVE”
AUTOR OMER SULEJMAN EL ESHKAR

Tags:

Categories

Archives