Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutu dhe mos u ndal!


Lutu dhe mos u ndal!


lutje

Mos u pikëllo vëlla dhe motër, nëse All-llahu nuk të është përgjigjur deri më tani në lutjen tënde! Ngase All-llahu nuk e ka vonuar përgjigjen tënde pa patur arsye. Mirëpo ai këtë vonesë, e ka bërë me një urtësi, të cilën e Di vetëm Ai. Andaj prite këtë urtësi derisa të shfaqet me bukurin e saj dhe me befasitë e saj të këndshme. All-llahu kështu është sjellur me dikë që ka qenë shumë më i mirë se unë e se ti.

Me kë?

Me të Dërguarin e Tij Jakubin a.s.! Jakubi a.s. i është lutur All-llahut plot 40 vite për t’a kthyer Jusufin, birin e Tij, të dashurin e Tij. Jakubi a.s. madje nga e qajtura e tepërt e humbi edhe dritën e syve, por durimin dhe shpresat tek All-llahu jo! E pas këtyre shumë viteve All-llahu i’u përgjigj lutjes së Tij. Ndërsa ne nuk kemi asnje lutje për të cilën jemi duke pritur 40 vite të plota, madje ne bile as që i afrohemi Jakubit a.s. në ndonjë mënyrë!

E pse atëherë dëshprohesh?

Agron Islami

Një shkrim tjetër i dobishëm  12 Mënyrat si ta fitoni zemrën e bashkëshortes suaj !?
Tags:

Categories

Archives