Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Lutjet para gjumit largojnë streset e kthejnë lutësin tek Krijuesi

Lutjet para gjumit largojnë streset e kthejnë lutësin tek Krijuesi

Lutjet para gjumit largojnë streset e kthejnë lutësin tek Krijuesi

Lutjet para gjumit largojnë streset e kthejnë lutësin tek Krijuesi duke e kërkuar Mëshirën dhe Mbrojtjen e Tij nga të ligat e insanit dhe shejtanit.

Para gjumit 

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur,ulej mbi shtrat, ngrinte shuplakat drejt fytyrës e këndonte suret: “Kul huvallahu ehad”, “Kul eudhu birabil-felek”, “Kul eudhu birabin-nas”.

Mëpas prekte çdo pjesë të trupit që kishte mundësi, duke filluar nga koka,fytyra etj. Këtë veprim, e bënte tri herë.

Kur shtrihej në shtrat këndonte Ajetin Kursij, për të cilën thotë: “Po e këndove atë, qëndron me ty një mbrojtës nga ana e Allahut e nuk të afrohet shejtani deri në mëngjes.” Dhe: “Kush lexon dy ajetet e fundit ngasurja “Bekare”, është i ruajtur tërë natën. (Amenerr-rresulu bima unzile ilejhi mirr-rrabihi uel-mu’minune).

Categories

Archives