Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Ja çfarë bën nënkryetari i Mekës për Mohamed Salah
Thuaje këtë lutje cdo ditë mëngjes e mbrëmje
Ky është ilaçi më i mirë për qetësimin e dhembjeve
Aknet dhe menjanimi i tyre me hixhame!
Superhero i ri në ushqimin e shëndetshëm janë farat e lirit
Falënderimi i takon Allahut i cili i krijoi gjërat dhe i përsosi ato, i ndau qiejt dhe tokën pasi ishin të bashkuara; E falënderoj Atë edhe pse nuk mund ta falënderoj dot ashtu si e meriton, i jam atij mirënjohës dhe Ai meriton që të jemi mirënjohës ndaj Tij. Profeti salallahu alejhi ue selem, ka […]
Falënderimi i takon Allahut i cili i krijoi gjërat dhe i përsosi ato, i ndau qiejt dhe tokën pasi ishin të bashkuara; E falënderoj Atë edhe pse nuk mund ta falënderoj dot ashtu si e meriton, i jam atij mirënjohës dhe Ai meriton që të jemi mirënjohës ndaj Tij. Profeti salallahu alejhi ue selem, ka […]
Lutjet e agjëruesit nuk kthehen
By M.I
Falënderimi i takon Allahut i cili i krijoi gjërat dhe i përsosi ato, i ndau qiejt dhe tokën pasi ishin të bashkuara; E falënderoj Atë edhe pse nuk mund ta falënderoj dot ashtu si e meriton, i jam atij mirënjohës dhe Ai meriton që të jemi mirënjohës ndaj Tij. Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Tre lutje nuk kthehen mbrapsh, lutja e agjëruesit kur çel iftarin, lutja e prijësit të drejtë dhe atij që i është bërë padrejtësi”. Tirmidhiu
Ndaj nuk është habi që ajetet të cilat flasin për agjërimin të mbyllen me fjalën e Allahut ku thotë:
“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë”. El-Bekare, 186.
Imam Kurtubiu –Allahu e mëshiroftë-, ka transmetuar se disa çifutë pyetën Ibnu Abasin dhe i thanë: “Si ka mundësi që Zoti ynë të dëgjoj lutjet tona dhe ti pretendon se distance mes tokës e qiellit është sa pesqindmij vjet dhe se hapësira e çdo qielli është po e tillë? Në këtë kohë Allahu zbriti këtë ajet.
Ndërsa Hasan el-Basri –Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Shkak i zbritjes së këtij ajeti është pyetja që disa njerëz i bënë Profetit salallahu alejhi ue selem, A afër është Zoti ynë që ti flasim, apo është larg që ti thërrasim? Atëherë zbriti ky ajet”.
Halid Rib’i –Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Jam habitur me këtë Ymet në fjalën: I përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Allahu i urdhëroi të luten dhe i premtoi se do tu përgjigjet!
Besimtarë të nderuar! Dijeni se lutja është adhurim ashtu si ka lajmëruar dhe i Dërguari salallahu alejhi ue selem; madje ai ka thënë: “Allahu zemërohet me atë që nuk i lutet Atij”. Ibnu Maxhah, hasen.
Umeri –Allahu qoftë i kënaqur me të-, thoshte: “Unë nuk kam hallin e përgjigjes, porse kam hall që ti lutem Allahut”.
Disa njerëz i thanë Ibrahim bin Edhemit: “Çështë me ne që nuk na pranohen lutjet? Sepse ju e njohët Allahun dhe nuk iu bindët, e njohët Profetin dhe nuk e pasuat, e njohët Kuranin dhe nuk punuat me të, i hëngrët mirësitë e Allahut dhe nuk falenderuat për to; e njohët Xhenetin dhe nuk e kërkuat; e njohët Zjarrin dhe nuk u larguat; e njohët shejtanin porse nuk e luftuat; e morët vesh që do vdisni dhe nuk u përgatitët për të, i varrosët të vdekurit dhe nuk morët mësim prej tyre; i latë gabimet tuaja dhe u morët me gabimet e të tjerëve”.
O besimtarë! ja Ramazanin e kemi në mesin tonë, ai është muaj i lutjeve dhe ti o besimtar në këtë muaj je sa në agjërim e në falje, ndaj mos u trego i pavëmendshëm, të mos kalojë ndonjë sexhde e ti të mos i lutesh Allahut, ti lehtësojë dhimbjet, të bëjë nga banorët e Xhenetit e të ruaj nga Zjarri.
Vëlla dhe ti o motër! Mos u trego i pavëmendshëm në Ramazan, sidomos në natën e Kadrit, e cila është më e mirë se njëmijë muaj, ajo është një natë e veçantë në të cilën zbresin begatitë e mëshira, dhe në të falen gjynahet nëse njerëzit falen në të me besim dhe bindje.
Aishja –Allahu qoftë i kënaqur me të-, pyeti Profetin salallahu alejhi ue selem: “Nëse mësoj se është nata e Kadrit çfar lutje të them? Ai tha: “Tuaj: O Allah vërtet je Falës e do faljen prandaj më fal mua”. Ahmedi dhe Tirmidhiu, sahih
Së fundi e lus Allahun të na falë, të na bëjë prej atyre që i luten Atij.
O Zot! Drejtoje këtë ymet në rrugën e drejtë, në të cilën janë krenar ata që të binden ty dhe udhëzohen në të ata që të kundërshtojnë Ty dhe që thërritet në të për të mirë e ndalohet nga e keqja.
O Zot! Fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet.
O Zot! Ndihmoje Islamin dhe muslimanët. O Zot! Ngrije nga ymeti i Muhamedit, çdo fatkeqësi, vështirësi dhe derdhje gjaku që ka rënë mbi të.
O Zot! Mëshiroi ata. O Zot! Mëshiroi ata. O Zot! Mëshiroi ata.
O Zot! Kuroi zemrat e tyre të thyera. O Zot! ktheji të humburit e tyre, shëroje të sëmurin prej tyre, shuaji dhimbjet e tyre dhe liroi borxhlinjtë nga borxhet e tyre.
O Zot! Mëshiroje dobësinë që ne kemi, fshihi të metat tona, fali gjynahet tona dhe na i largo mundimet që ne kemi.
O Zot! Derdh mëshirë mbi ne, në momentin kur do të jemi përpara Teje. O Zot! Zbardhi fytyrat tona. O Zot! Na ndero me Xhenetin dhe kënaqësinë Tënde.
O Zot! Ktheji të rinjtë musliman në fenë tënde me një kthim të bukur.
O Zot! Ruaj gratë e muslimanëve nga dyshimet dhe epshet, ruaji ato nga lakuriqësia dhe degjenerimi, o Zoti ynë, Zot i gjithësisë.
O Zot! Ji me ne dhe jo kundra nesh, përfundoi me të mira veprat tona, o Zoti ynë, Zot i gjithësisë, vërtet Ti je që ke mundësi për çdo gjë.
Përgatiti: Bledar Haxhiu
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
-
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
-
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
-
March 10, 2014 / By M.I Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr.Komentimi i endrrave Ibn Sirin.
-
September 9, 2014 / By M.I Ja cila është pesha ideale sipas gjatësisë!
-
June 24, 2014 / By M.I Për shtimin e potencës seksuale
-
November 18, 2013 / By M.I Dhjetë gabime në marrëdhëniet intime
-
December 5, 2014 / By M.I Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
-
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
-
October 6, 2014 / By M.I Ilaçi për Kancer ështe gjetur para 65 vitëve!
-
October 22, 2013 / By M.I Emra muslimane per femra
-
April 24, 2018 / By M.I Porosi zemrave
-
April 24, 2018 / By M.I Ja çfarë bën nënkryetari i Mekës për Mohamed Salah
-
April 24, 2018 / By M.I Thuaje këtë lutje cdo ditë mëngjes e mbrëmje
-
April 24, 2018 / By M.I Ky është ilaçi më i mirë për qetësimin e dhembjeve
-
April 24, 2018 / By M.I Aknet dhe menjanimi i tyre me hixhame!
-
April 24, 2018 / By M.I Superhero i ri në ushqimin e shëndetshëm janë farat e lirit
-
April 23, 2018 / By M.I Kombinimi i mjaltit dhe susamit do të rifillojë trupin tuaj
-
April 23, 2018 / By M.I Për reumë dhe sëmundje të nervave mund të i lexoni këto ajete Kuranore
-
April 22, 2018 / By M.I Pse pikërisht të mbarë i kërkojmë Zotit të na i falë fëmijët?
-
April 21, 2018 / By M.I Si sillej profeti alejhi selam kur e shqetësonin njerëzit?!
-
September 24, 2014 / By M.I Artemisia Annua Bima që vret deri 100% të tumorit !
-
June 4, 2014 / By M.I Si të largojmë erën rëndë të këmbëve
-
April 14, 2014 / By M.I Xhenxhefili a përmendet në Kuranin Famëlartë?
-
September 9, 2013 / By M.I Sinoziti ? Largohet me një mënyre popullore…
-
October 31, 2013 / By M.I Pas 4 vite martesë…
-
March 5, 2014 / By M.I Gruaja boshnjake tregon recetën që e ndihmoi të shërohet nga kanceri
-
August 1, 2014 / By M.I A të fejohem me të, por nuk është e virgjër?
-
July 2, 2013 / By M.I Temjani – Boswelia serrata
-
September 2, 2013 / By M.I A e keni ditur se ?
-
September 5, 2013 / By M.I Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi