Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutje për të na u pranuar Duaja

Lutje për të na u pranuar Duaja
lutje dua
Lutje për të na u pranuar Duaja: ((O Allah! Të lutem mos i kthe mbrapsht lutjet e mia! Mos ma mbyll zemrën dhe më ruaj nga lakmia!)).

Ashpërsia dhe neglizhenca: ((O Zoti im! Të lutem të më ruash nga pamundësia dhe nga përtesa, nga ashpërsia e zemrës dhe nga neglizhenca! Më ruaj o Zoti im nga varfëria dhe poshtërimi! Më ruaj o Allah nga poshtërsitë, nga rruga e gabuar, nga hipokrizia, nga mendjemadhësia, nga humbja e dëgjimit dhe e të folurit, nga çmenduritë dhe sëmundjet ngjitëse dhe nga çdo sëmundje tjetër e keqe!)).

Të këqiat e vetes dhe të shejtanit: ((O Allah! O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti që di të fshehtat dhe dukshmet. Zot i çdo gjëje dhe Sunduesi i tyre. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Teje. Të lutem të më ruash nga të këqiat e vetes sime dhe ato që më vijnë nga shejtani! Më ruaj o Allah që të mos i bëj padrejtësi askujt dhe as të më bëjë dikush!)).

Vdekja: ((O Allah! Të lutem të më ruash nga vdekja e keqe dhe nga shkatërrimet e tërmeteve! Më ruaj nga mbytja dhe nga zjarri! Më ruaj nga shejtani që ai të mos më ngatërrojë në momentin e fundit kur të shpreh dëshminë e besimit! Nuk dua të vdes si tradhëtar i fesë Tënde dhe as që dikush të më presë në besë)).

Varri: ((O Allah! Të lutem të më ruash nga dënimi i zjarrit të xhehenemit, dënimet e varrit, sprovat e jetës dhe momenteve të vdekjes! Më ruaj o Allah nga sprovat e dexhalit!)).

Sprovat: ((O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga përtacia, pleqëria e thyer, frika, kopracia, torturat e zjarrit, sprovat e dexhalit, torturat e varrit, sprovat e pasurisë dhe nga sprovat e varfërisë! O Allah! Më pastro nga të gjitha gjynahet dhe më fresko me besimin tek Ti ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga zhuli dhe më largo nga gjynahet sa largësia e lindjes nga perëndimi!)).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur dikush nga ju martohet, le të thotë:

Categories

Archives