Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LUTJE NGA KUR’ANI

LUTJE NGA KUR’ANI
LUTJE NGA KUR’ANI

“O Zot, më fal nga ana Yte pasardhës të mirë, vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes”. (Ali Imran: 38)

“O Zot, mos më le të vetmuar, se Ti je trashëguesi më i miri (pas çdokujt)”. (El-Enbija: 89)

“Nuk ka hyjni pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes”. (El-Enbija: 87)

“O Zot, ma zgjero gjoksin tim, ma lehtëso këtë punë timen, më zgjidh nyjen e gjuhës sime, që ta kuptojnë fjalën time”. (Taha: 25-28)

“O Zot, unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, për këtë më fal mua”. (El-Kasas: 16)

“O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët”. (Junus: 85-86)

“Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar”. (Ali Imran: 147)

“Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona”. (El-kehf: 10)

“O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri”. (Taha: 114)

“O Zot, kërkoj strehim te Ti prej nxitjeve të djajve dhe kërkoj strehim te Ti që ata të mos më afrohen”. (El-Muminun: 97-98)

“O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë”. (El-Muminun: 118)

Categories

Archives