Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutje e pranuar



Lutje e pranuar

Lutjet nga Kurani fisnik

“Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!” [Fatiha]

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka! O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” [Bekare: 127-128].

Por Allahu të mjafton ty kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.” [Bekare: 137].

“Të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” [Bekare: 156].

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)” [Bekare: 201].

“Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar!” [Bekare: 250].

“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” [Bekare: 286].

“Zoti jonë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi që na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe epna nga mëshira Juaj; Ti, me të vërtetë je Ai që dhuron shumë!”

[Ali Imran: 8].

“Zoti ynë! Me të vërtetë na kemi besuar, andaj na fal mëkatet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” [Ali Imran: 16].

“O Zoti im, Zotërues i gjithë pushtetit! Ti i jep pushtetin kujt të duash, dhe Ti ia heq dorësh pushtetin kujt të duash; Ti e lartëson kënd të duash dhe e poshtëron kënd të duash. E mira është në dorën Tënde! Ti me të vërtetë, për çdo gjë je i Plotëfuqishëm.” [Ali Imran: 26].

“Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!” [Ali Imran: 38].

“Zoti ynë! Na besojmë ate që na ke shpallur dhe pasojmë Pejgamberin (Isanë). Regjistrona neve bashkë me dëshmitarët!” [Ali Imran: 53].

“O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe teprimin në punën tonë, forcona këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar!” [Ali Imran: 147].

“Neve na mjafton Allahu, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” [Ali Imran: 173].

“O Zoti ynë! Nuk i ke krijuar kot këto”, – falenderojmë Ty – dhe ruana nga ndëshkimi i zjarrit. O Zoti ynë! Cilindo që Ti e hedhë në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. E, për mohuesit nuk ka kurrfarë ndihmëtari. O Zoti ynë! Na dëgjuam grishtarin që na grishte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” E, besuam. O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe shkarkona nga gabimet, e pas vdekjes na radhit me të mirët. o Zoti ynë! Epna shpërblimin që na ke premtuar me anën e pejgamberëve Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kijametit! Se, Ti, me të vërtetë, nuk shmangesh nga premtimi i dhënë.” [Ali Imran: 191-194].

“Na cakto nga ana Juaj një mbrojtës, dhe na jep nga ana Jote një ndihmëtar!” [Nisa: 75].

“O Zoti ynë! Na besojmë, andaj na regjistro në mesin e atyre që dëshmojnë (profetninë e Muhammedit).” [Maide: 83].

“Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” [Maide: 118].

“Unë e kthej fytyrën time kah Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtarë i vërtetë, dhe unë nuk jam nga ata që i bëjnë shok Allahut!” [En’am: 79].

“Thuaj: “Me të vërtetë, namazi im, edhe adhurimi im, jeta ime, dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të Gjithësisë. Për, të s’ka shoq; dhe kjo më është urdhëruar dhe unë jam i pari musliman” [En’am: 162-163].

“O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, na do të jemi nga ata që janë të humbur”. [A’raf: 23].

“Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar sikur të mos na udhëzonte Allahu.” [A’raf: 43].

“O Zoti ynë, mos na bënë (shoqëri) me zullumqarët!” [A’raf: 47].

“O Zoti ynë, na jep durim të madhë dhe bëna të vdesim muslimanë!” [A’raf: 126].





“O Zoti im, falëm mua dhe vëllain tim dhe shpiena në mëshirën Tënde! Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve.” [A’raf: 151].

“Allahu është për mua mjaft, s’ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!” [Teube: 129].

 

“Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!” [Hud: 47].

“Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.” [Hud: 56].

“Këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!” [Hud: 88].

“Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve.”

[Jusuf: 64].

“Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut, e unë di për Allahun atë që ju nuk e dini.” [Jusuf: 86].

“O Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!” [Jusuf: 101].

“Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).” [Ibrahim: 35].

“Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.” [Ibrahim: 38].

“O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!” [Ibrahim: 40].

“Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.” [Ibrahim: 41].

“Zoti im! Mëshiroi ata të dy (nënën dhe babain), sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” [Isra: 24].

“Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese.” [Isra: 80].

“Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë Allahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”.” [Isra: 111].

“O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” [Kehf: 10].

“Pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).” [Merjem: 5].

“Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! Më cakto një ndihmëtar nga familja ime!” [TaHa: 25-29].

“Zoti im, më shto dituri!” [TaHa: 114].

 

Përktheu: Omer Zaimi

Shkëputur nga libri: “Dua nga Kurani dhe Suneti”

Përgaditi: Abdullah Ibn Ahmed el-Al-laf





Categories

Archives