Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutja(duaja)

Lutja(duaja)

lutje duaja

Lutja – duaja drejtuar Allahut është nga shkaqet më të forta për largimin e çdo të keqe dhe për realizimin e asaj që kërkohet.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Nuk e kthen caktimin veçse lutja…” [Tirmidhiu, 2139]. Caktimi që përmendet në hadith është për qëllim ajo që do të ndodhte nëse nuk do të bëhej lutja; kur njeriu, duke u nisur nga shkaqet dhe rrethanat aktuale mendon se do ta gjejë diçka e keqe dhe i lutet Allahut t’ia largojë atë, Allahu ia largon atij dhe kështu, vetë ai që bën lutjen beson se Allahu i ka larguar diçka të keqe që mund ta kapte nëse nuk do t’i lutej Allahut që ta ruante prej saj. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thenë: “Lutjuni Allahut të bindur se do t’ju përgjigjet dhe dijeni se Allahu nuk e pranon lutjen e një zemre të pavemendshme.” [Hadith Sahih. E ka nxjerrë Tirmidhiu, 3479] Pra, lutja është ilaç i dobishem për çdo të keqe dhe për çdo semundje, por pavemëndësia e zemrës ndaj Allahut të Madhëruar e humb fuqinë e saj, ashtu si edhe ngrënia e haramit i humb fuqinë lutjes dhe e dobëson atë. Duaja është ilaçi më i mirë, armiku i sëmundjes, larguesi dhe shëruesi i saj, penguesi i prekjes nga ajo dhe ngritësi i saj nëse zbret. Duaja e ka efektin më të fortë nëse përsëritet sa më shpesh dhe sa më shumë, pa e humbur shpresën nga përgjigja e saj, por duke vazhduar gjithnjë me dua, sepse Allahu nuk e kthen bosh atë. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thenë: “Lutja e Dhenunit, me të cilën ai iu lut Allahut kur ishte ne barkun e balenës, ishte: “La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu mine dhalimin” – “Nuk ka Zot të adhuruar tjetër përveç Teje, i Lartësuar je Ti! Unë isha prej të padrejtëve.” [El Enbija, 87]. Nuk ka musliman që lutet me këtë lutje për çdo gjë që të ketë, veçse Allahu i përgjigjet lutjes së tij.” [Hadith Sahih. Tirmidhiu 3505, etj]. Duaja duhet gjithashtu që të përkrahet dhe të ndihmohet nga veprat e mira, si namazi farz e nafile, agjërimi farz e nafile, sadakaja (lëmosha), leximi i Kuranit, përmendja e Allahut sa më shumë gjatë ditës e natës, në mëngjes e në mbrëmje, respektimi i prindërve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, moralet e mira, etj.

Një shkrim tjetër i dobishëm  HASEDI DHE MËSYSHI SHKAKTARË TË SËMUNDJEVE!

Dije, se kujt i inspirohet bërja sa më shumë lutje Allahut, Allahu ka dashur t’i përgjigjet lutjes së tij, sepse Allahu thotë: “Lutmuni Mua, që t’i pergjigjem lutjes suaj!” [Gafir, 60] “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

Categories

Archives