Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutja në Qabe ,shkaku i shërimit tim


Lutja në Qabe ,shkaku i shërimit tim


qabja
Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, e rrëfen një rast dhe thotë: Kisha ligjëratë në Meke dhe para se të filloj të ligjëroj mu afrua një njeri dhe më tha: Shejh Muhamed Hasan, të betohem në Allahun, mos e fol asnjë fjalë përpara se të më dëgjosh. I thash urdhëro, urdhëro o prindi im, ulu afër meje. U ul afër meje dhe në pamje dukej një njeri i thjeshtë, tregtarë. Allahu ia kishte hapur dyert e furnizimit dhe tregtisë, mirëpo ankohej nga një sëmurje e rëndë, ishte i paralizuar plotësisht. Më tha kam udhëtuar në Londër për t’u kuruar mirëpo nuk ishte caktimi i Allahut të shërohem atje, dhe poashtu në Francë dhe në Amerikë nuk ishte caktim i Allahut të shërohem në ato vende.

Pastaj më tha: Një ditë nga ditët isha i ulur para televizionit dhe e vërejta se e transmetonin direkt namazin nga Bejtul Harami (Qabeja) dhe fillova të qajë. Pastaj i thash fëmijëve të mi: O fëmijët e mi, dëshiroj të udhëtoj te Sunduesi i shtëpisë së Tij. Më thanë o prindi jonë, Sunduesi i kujt … te cili Sundues dëshiron të udhëtosh?! U thash se dëshiroj të udhëtoj te Mbreti i Sundimtarëve dhe unë jam i bindur se Ai nuk do të më kthen i zhgënjyer. U thash se dëshiroj të shkoj në Umre. Po ti nuk mundesh të lëvizsh, o baba i jonë!! U thashë: Merreni me qira një aeroplan privat dhe paguajeni nga pasuria ime.

Kryesorja, ma plotësuan dëshirën dhe erdha në Meke. Kur erdha këtu, u thash afrojeni karrigen time afër Qabesë dhe më leni i vetëm. Më afruan deri te vendi i tavafit dhe atëherë o biri im, fillova ta luti Allahun me disa fjalë që i përsëritja një orë të plotë dhe nuk thosha diçka tjetër jashtë atyre fjalëve. Gjatë lutjes sime thosha: “O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza … bërtitja, bërtitja një orë të plotë … O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Muaji i Kuranit: Mos u mërzit, Zoti është me ne

Në fund u lodha dhe më zuri gjumi. Duke fjetur më erdhi një zë i cili më thonte ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec … dhe më doli gjumi. Kur u zgjova prapë më erdhi një zë ngrihu, dhe unë u ngrita dhe ec, unë eca. Pasi që i bëra disa hapa mu rikujtua se unë jam i paralizuar … dhe nga gëzimi i madh bërtita dhe thash: O Zot, o Sundues, pasha Ty nuk u zhgënjeva nga mbështetja në Ty dhe që çështjen time ta lash të ma zgjedhsh vetëm se Ti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Tags:

Categories

Archives