Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutja, madhërimi dhe namazi



Lutja, madhërimi dhe namazi

Lutja, madhërimi dhe namazi

Duaja ka që është mbrojtëse por ka që është edhe shëruese, siç është p.sh. hadithi: «O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga brenga dhe pikëllimi, dobësia dhe përtacia, koprracia dhe frika, nga mundja prej borxhit (borxhi i madh) dhe nga mposhtja e njerëzve.» (Transmetojnë Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.)

Ai që beson në këtë dhe hadithe tjera të ngjashme, kur të goditet me ndonjë sprovë, e lexon atë dhe All-llahu i Madhëruar ia largon pikëllimin dhe brengën. All-llahu i Madhëruar i drejtohet Muhammedit [alejhiselam] që nga fjalët e pabesimtarëve qe mërzitur shumë:

﴿ وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ   فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ السَّاجِدِينَ   وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ





«Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata. 98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur). 99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).»

[Kur’ani: El Hixhr, 97-99]

Pra, madhërimi i All-llahut është çelës i rrugëdaljeve dhe zgjidhjeve të problemeve.