Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LUTJA E PLAKËS

LUTJA E PLAKËS

Tregohet se profeti dhe mbreti Sulejman a.s (Solomoni), ishte ftuar të marrë pjesë në një ceremoni dasme, pasi martohej djali i një fisniku.
Atij i vjen engjëlli i vdekjes dhe i tregon se djali që martohej, do të vdiste ditën e martesës. Profeti Sulejman u ndje në siklet nga kjo, prandaj dhe vendosi të mos shkojë në ceremoni.
Pasi kishte përfunduar ceremonia e dasmës, babai i dhëndrrit shkon tek profeti Sulejman dhe e kritikon për faktin që nuk kishte vajtur në ceremoninë e dasmës së djalit të tij. Profeti nuk dinte çfarë përgjigje ti japë.

Pasi ai u largua, profeti Sulejman a.s e pyeti engjëllin e vdekjes se çfarë kishte ngjarë që djali i atij fisniku nuk kishte vdekur atë ditë.

Engjëlli i vdekjes i tha:”Isha rrugës për ta ndarë nga kjo botë, kur më vjen një urdhër tjetër për tu kthyer.
Shkaku ishte se një zonjë e moshuar dhe shumë e varfër, ishte afruar pranë dasmës. I ati i dhëndrit e kishte parë dhe e kishte pyetur se çfarë halli kishte.

Ajo i kishte thënë se ishte e uritur dhe i ati i dhëndrit nuk i kishte dhënë çfarëdo lloj ushqimi, por ushqim mbretërish, pikërisht ushqimin tënd. E moshuara, në ato çaste, me lot në sy ishte lutur:”Zoti i dhashtë jetë të gjatë dhëndrit o njeri i mirë!” dhe Zoti ia pranoi lutjen në çast.”

Nëse kalon pranë një harabeli i cili po pi unë në një pellg, mos iu afro, por lëre të qetë derisa të shuajë etjen. Ky akt është tregues i mirësisë në zemrën tënde dhe do të vlerësohet nga Zoti.
Nëse një kafshë të pret rrugën, mundohu ta shmangësh dhe mos e shtypësh me makinë.
Nëse dëshiron të hedhësh thërrimet e ushqimit, hidhi pranë një foleje milingonash.
Kush mëshiron krijesat e Zotit, mëshirohet prej Zotit.
Ashtu siç u çove ti të mira andej nga ata nuk e prisnin, mund të të vijnë dhe ty të mirat andej nga nuk e prisje.

Categories

Archives