Sunday, 27/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LUTJA E LARGON NJERIUN NGA E KEQJA

LUTJA E LARGON NJERIUN NGA E KEQJA

Lutja (namazi) është porositur për besimtarët në kohë të caktuara të ditës, siç u caktua në Kur’an. Allahu ka premtuar se do t’i shpërblej ata të cilët kujdesen saktsisht për lutjet e tyre dhe të cilët janë të përhershëm në lutjet e tyre. Edhe një shpërblim tjetër që ata të cilët e kryejn lutjen do të pranojn është shpallur në Kur’an si vijon:

Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di çpunoni ju.(Ankebut: 45)

Siç thotë Allahu në ajetin e mësipërm, ata të cilët e kryejnë namazin janë të ruajtur nga gjërat e turpshme dhe nga e keqja. Allahu frymëzon largimin nga keqbërjet e tilla.

Njëri i cili saktsisht ruhet dhe kryen namazin siç është përshkruar në Kur’an, është ai i cili i friksohet Allahut. Njëri që rrin në këmbë, përkulet dhe gjunjëzohet përpara Allahut në kohët e caktuara të ditës sigurisht do të largohet nga veprimet e këqija dhe si pasojë të ndjejë thellë në zemër frikën nga Allahu. Ndërgjegjëja e njerëzve të tillë, me dëshirën dhe inspirimin e Allahut, do t’i mbaj ata larg nga e keqja dhe gjërat e turpshme. Edhe nese ata bëjnë diçka gabim për shembull, ata do t’i kuptojnë keqbërjet përderisa luten dhe mendon përpara Allahut në fuqin e pafund të Tij. Kështu ata do të pendohen dhe shmangen nga keqbërjet në të ardhmen.

Categories

Archives