Thursday, 19/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutësi në Haremin e Qabes



Lutësi në Haremin e Qabes

Muhamed Hasani -Allahu e ruajt- thotë: vAllahi, këtë raste e kam parë me sytë e mi, rast i prekshëm, kam pare një njeri nga Jemeni në haremin e Mekës. Unë po shkoja në Haremin e Qabes dhe kur hyra në oborr, pas disa hapave që bëra pashë në anën time të djathte një njeri i cili kishte ngritur duart e tij aq lart saqë shihej edhe nënsqetulla e tij.

I kishte ngritur duart, e zbukuronte lutjen e tij tek Allahu me një mënyrë të përulur, të nënshtruar dhe po qante. Shikova drejt ti dhe u dridha, veç sa nuk më doli zemra nga vendi, u afrova me qetësi ashtu qe mos ta pengoj dhe t’ia ndërpresë lutjen. Qëndrova një hap mbrapa në anën e tij të djathtë, i fala dy rekate namaz dhe u ula po shikoja drejt tij, njëherit po qaja për gjendjen që kishte ai me Allahun.

Njeriu duart i mbajti të ngritura gjatë. Paspak pash një bamirës prej vëllezërve tanë të Haramejnit , në të njëjtën gjendje në të cilën unë isha pak më parë, eci disa hapa dhe shikoi, pastaj prapë e shikoi edhe njëherë dhe i dha selam , mirëpo njeriu ishte i nxënë me duanë që ia bënte Zotit të tij.

Njeriu bamirës futi dorën në xhep dhe nxori një shumë të madhe parash. Unë nuk e njihja atë person( bamirësin), i hodhi ato para në prehrin e atij që lutej dhe u largua, ndërsa ky as që shikoi se çka u hodh në prehër, vazhdonte te lutej tek Allahu , dhe nuk e di a i vërejti paratë apo jo. Pas një kohe uli duart dhe kokën e tij, shikoi parat në prehër dhe buzëqeshi. Filloi te qajë dhe përsëri filloi të lutej tek Allahu me përulësi derisa mbaroi nga lutjet.

Shkova drejt tij dhe e përshëndeta me selam , ia putha kokën dhe i thashë: Më falë, të lutem për Allahun më trego çka është puna jote, çka the dhe me çka u furnizove? Kam dëshire të mësoj, më mëso”.

Lutësi buzëqeshi dhe më tha: “Po ti çka ke?”

I thashë: Më falë, më thuaj dhe pasha Allahun do të më tregosh dhe fillova të qajë.





Më tha: Pasha Allahun o biri im, kam ardhur dhe askush pos Allahut nuk e ka ditur brengën dhe dhimbjen e madhe që kam në zemër. Askujt prej njerëzve nuk ju kam lutur asnjëherë, përveç Allahut.
Erdha në shtëpinë e Tij dhe i thashë :”Unë jam në shtëpinë tënde , të lutem Ty dhe nuk kam lutur askënd pos Teje, a thua vallë do të më zhgënjesh, a thua valle do të më humbësh?”

Më tha: vAllahi o biri im, më ka dhënë shumë herë më shumë se sa kam kërkuar , jo dy herë po tri herë më shumë.

Shejhu thotë: Allahu e dinë se sa para kishte. O të dashurit e mi, ai që mbështet tek Ai, i mjafton. Ai që kapet për Atë, shpëton. Ai që i dorëzon çështjen Atij, udhëzohet.

“ O robërit e mi, të gjithë ju jeni te uritur, përveç atyre qe i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t’ju ushqej dhe Unë do t’ju ushqej! O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshje nga Unë dhe Unë do t’ju vesh…” Hadith Kudsij

Përktheu: Valdet Kamberi





Categories

Archives