Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lumturia nuk blihet me para –  Aid el-Karni

Lumturia nuk blihet me para –  Aid el-Karni
Lumturia nuk blihet me para

 

Ka njerez qe e kalojne rinine dhe shendetin e tyre ne akumulim te pasurise, pastaj ata e hargjojne pjesen e mbetur te jetes ne perpjekje per ta arritur lumturine, mirepo krejt ate qe e arrijne eshte mjerimi. Ose perpiqen ta korigjojne rinine e tyre, mirepo i ze pleqeria. Apo perpiqen ta rikthejne shendetin, mirepo semundja e pasherueshme i kaplon.

Nje aktor i famshem kishte thene se e gjith ajo qe deshirone ne jete ishte paraja. Ai mendoi se paraja do te mund ta bente njeriun, me te lumturin ne bote per njeqind vite! Ai kishte vetebesim se nese do kishte para, do te arrinte krejt ate qe synonte ta arrije dhe cdo gje qe e shpresonte do t’i binte ne duar.

Pa njezet vitesh Allahu i dha me shume para se sa deshironte, mirepo Ai ia mori shendetin, rinine dhe enderrat e tij! Tregohet se ai kishte zakon te thoshte: “Ah, sikur mos ta kisha lutur kurre Allahun per para. Ah, sikur ta kisha lutur te me lejpte jete per njeqind vite ne varferi, qe per ushqim do te kisha fasule, do te kerceja nga tramvaji per te mos e paguar bileten.”

Ky aktor kurre  nuk ishte mirenjohes per vleren e shendetin keshtu e humbi ate, dhe ai kurre nuk e kuptoi se parate nuk mund te blinin cdo gje, derisa u be aktori me i famshem ne Egjipt dhe ai e kuptoi se nuk mund t’ia shtonte jets se tij asnje dite, sepse asaj po i afrohej fundi.

“Ti nuk duhet ta kalosh gjysmen e jetes ne polemika.”

Aid el-Karni

Categories

Archives