Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LUMTURIA ËSHTË E THJESHTË PO NE NUK DIMË SE SI TA GJEJMË



LUMTURIA ËSHTË E THJESHTË PO NE NUK DIMË SE SI TA GJEJMË

 

11059620_1582137195389546_6362052699341890430_o

Lumturia gjithmonë nuk vjen vetëm se me prezencën e dashurisë.

Po ajo nganjëherë vjen me buzëqeshjen e nënës,

 

apo me shikimin e ëmbël që ta bën prindi,

 

apo për shkak të një cope ëmbëlsire që ke hulumtuar pas saj gjatë kohë dhe në fund e gjen,

 

apo me prezencën tënde në mesin e një shoqërie ku aty nuk ndalesh të mendosh para se të flasësh,

 

apo nga një dhuratë e vogël që ta dhuron një person i shtrenjtë tek ti,

 

apo me shokun tënd që në kohë vështirësie qëndron me ty.





 

Lumturia nganjëherë vjen me prezencën tënde në familje,

 

apo me të qenurit krenar në sytë e prindërve tu,

 

apo me lindjen e fëmijës!

 

Lumturia është shumë e thjeshtë, mirëpo ne nuk dimë se si ta gjejmë në zemrat tona!!

 

Krijoni lumturi në brendësinë e juaj, para se ta krijojnë të tjerët për juve, e pastaj tua marrin duke ikur nga ju dhe ju të mbeteni të pikëlluar për një kohë të gjatë!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU