Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lumturia e vërtetë?


Lumturia e vërtetë?


lumturia

Më tha: Lumturia eshte ne makina luksoze, bukuri, famë, diskoteka etj…
Thashë A ka mundësi këto gjëra të të bëhen monoton pasi ti provosh të gjitha?
Tha: Po ska dyshym që kjo ndodhë duke u bazu në fjalët e shumë njerëzve yje që treguan për këtë…
Thash: Atëherë kjo nuk është lumturia sepse lumturia nuk është në gjëra që bëhen monoton dhe humbasin në jetë…
Tha: Atëherë më trego ti lumturin tënde si musliman?!
Thash: Lumturia ime eshte ne Islam sepse Islami është fe e sistem i jetës i organizuar nga krijuesi i njeriut per njeriun. Ai qe e krijoi njeriun din se qka deshiron njeriu, qka nuk deshiron njeriu, qka eshte e mir per te dhe qka nuk eshte e mire per te. Ajo qe me ka ndaluar Krijuesi im largohem nga ajo dhe ate qe me ka lejuar Krijuesi im afrohem te ajo.

Lumturia ime eshte kur zgjohem ne sabah ora 5, nga nje ze i embel qe thote:
Ejani ne namaz, ejani ne shpetim … pastaj ngrihem shpejt nga shtrati , dhe shkoj te mar abdes, filloj me Bismilah, uji i ftoht si rrjedh ne qeshme me ben te ngazellehem nga ajo ndjenje e kendshme, uji rrjedh mbi duart e mia, pastaj menyra si e laj fytyren time ,krahet, koken dhe kembet, nga uji i ftohte fillon te qarkulloj edhe gjaku me mir ne trup. Ne ate kohe te sabahut vie nje fryme e fresket qe ma freskon trupin dhe shpirtin. Pastaj nisem ne xhami, kur afrohem aty shoh djem te rinje e vajza te reja se si i pergjigjen thirrjes: Eja ne namaz, eja ne shpetim. Kur hy ne Xhami , filloj te fali 2 rekate namaz sunet, kur ngrij duart dhe them: Allahu Ekber (Allahu eshte me i madhi), shkeputem krejtesisht nga kjo bote thell me shpirtin tim, e ndjej veten midis Tokes dhe Qiellit, i rrethuar nga nje drite e madhe, vetem une dhe sexhadja ime jemi, para KRIJUESIT te njerezimit.
Filloj dhe flas me Krijuesin tim ashtu sic na ka mesuar ne Kuranin Fisnik.
Nje ndjenje e embel, e kendshme, e hareshme , qetesuese, relaksuese, pastaj kur jap selam kthehem perseri me ndjenja dhe me shpirt ne kete bote, mirepo kete here shum ma i fuqishem shpirterisht, me i lumtur ne zemer , me i relaksuar dhe me i ndritshem ne udhezim. Kjo perveq qe me ben te lumtur, me jep edhe nje sistem jete ku punet qe i bej te gjitha kane orar te caktuar, kohe dhe menyr te caktuar. Keto jane sistem nga Krijuesi i njeriut qe brenda 1 namazi te sabahut , mund te flasesh me vepra e vellime te tera per knaqesin dhe lumturin qe sjell ky namaz, e qka behet puna edhe per 4 namazet tjera, sa knaqesi e lumtur qe sjellin ata? Keto jane vetem disa ne pika te shkurta nga knaqesit e shumta qe sjell nje namaz, dhe kurr nuk behet monoton, gjithmon shkon vetem duke u forcu, duke u bere me i shishem , me i kendshem, me i embel…. Vetem namazi, abdesi dhe lutjet qe i bej Krijuesit tim , i ule posht krejt knaqesit e tua qe i permende dhe ne fund te behen monoton sepse nuk jane knaqesi te verteta por thjesht knaqesi te perkohshme mashtruese qe ia humb trurin njeriut, e bejn njeriun te nvaret prej tyre pastaj te ju behet monoton pastaj ta len mes dy udhekryqeve te mos i japin me knaqesi po as te mos e len te ndahet prej tyre. Islami nuk thote te mos i kesh keto gjera qe i ke ti , mirepo thote se: Lumturia e vertete nuk eshte ne ato gjera, nuk eshte ne gjera te cilat jane te perkohshme per njeriun sepse njeriu eshte nje krijes qe nuk do te zhduket ashtu sic zhduken keto gjera , njeriu do te vazhdoj jeten e perjetshme edhe ne boten tjeter, i themi bota tjeter sepse ajo bote do te jete e perjetshme, e pa vdekshme, e persosur, ata qe besuan vetem 1 Zot, dhe besuan te gjithe profetet e Zotit deri te Muhamedi a.s, ata meritojn te jetojn ne parajse, kurse drejtesia tjeter eshte xhehenemi aty ku vendosen njerezit qe e harruan Zotin dhe u dhane mbas knaqesive te perkohshme te kesaj bote.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Udhëtimi i bashkeshortëve

Vëllau im i dashur, po te ishte jeta e lumtur ne makina, shtepi luksoze etj. Ateher yjet me te famshme te Las Vegasit e vendeve me te njohura nuk do te benin vetvrasje ne fund te jetes se tyre duke len nje leter mbrapa , e ne leter duke shkrujt: ”Nuk jetova kurre i lumtur ” .
Motër e nderuar, po te ishte lumturia e perjetshme ne famë,bukuri,luks, zhveshje, diskoteka etj. Më e lumtura në Botë do të ishte Merlin Monro, mirpo edhe ajo e përmbylli jetën e saj me vetvrasje duke u anku para vetvrasjes se: ”Nuk jetoi kurrë e lumtur”.
Jeta e lumtur është pranë Krijuesit Tënd, pran Atij që e din se qka e bën shpirtin tënd të ndihet rehatshëm, qka e bën shpirtin tënd të ndihet i/e lumtur. Vetëm Krijuesi yt e din se kush të bën të lumtur për atë edhe ka caktu Islamin fe për
Ty, dhe sistem të jetës ku do të ndihesh përgjithmonë i/e lumtur!
Autor: Fikri Mehmeti

image_pdf

Categories

Archives