Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lumturia e dëshiruar


Lumturia e dëshiruar


lumturia
Njerëzit kur humbin diçka të nevojshme e lypin ate derisa e gjejnë. Por shpeshherë njerëzimi e lyp një send në vende ku nuk mundet të jetë ai send. Pra e lypin gabim. Ashtu edhe sot bota është ngrit në këmbë të gjejnë lumturinë e humbur, atë lumturi që e lyp i pasuri, e lyp edhe i varfëri, e lyp granimi edhe burrnimi. E lypin të gjithë. Por janë të paktë ata që dijnë ku ta lypin lumturinë.

Allahu thotë : (Ta, Ha. Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty). Këtë libër Allahu e zbriti qetësim për shpirtat e trazuar, e zbriti për të na treguar rrugën e lumturisë në dy botrat, dunjas dhe Ahiretit.
Atëherë kur sheh njerëz që kanë shpik lojra për tu dëfryer ditën, i kap mërzia natën, ata që natën lozin e dalldisen, gjatë ditës i kap sërish mërzia, derpresioni dhe nuk dijnë se çfarë të bëjnë me jetën e tyre.Me një fjalë u mungon ajo lumturi që sot për te po flasim.
Allahu thotë në Kur’an : (Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër).

Disa njerëz kanë hulumtuar lumturinë aq shumë sa që në fund të zhgënjyer kanë thënë : lumturia është veç një ëndërr, ku secili mund ta ëndërroj, sepse ajo nuk ekziston mbi faqen e dheut.
Ata provuan duke i lejuar vetes gjitha gjërat e ndaluara ti provojnë, i shijuan të gjitha kënaqësitë, por prap të mërzitur e të dëshpëruar. E në fund thanë ska lumturi.

(Ibn Tejmije ka thënë : Çfarë do të bëjnë me mua armiqët?!! Nëse më burgosin, është vetmi e kënaqshme, me ibadet , por nëse më vrasin jam shehid, por nëse më përzëjnë, jam në turizëm).

Kështu e kanë vërejt dhe e kanë pa muslimanët e devotshëm lumturinë. Atë lumturi që nuk është në dorë të njeriut, por ajo lumturi që gjendet tek nënshtrimi ndaj Allahut, në adhurimin e Tij dhe përshtatjen e kaderit të Allahut që ka ra mbi njeriun.
( Eshtë e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. Përveç atyre që falen).

Gjithmonë në kërkim të hises tjetër që nuk e ka në dorë, e kjo asnjëherë nuk e len rehat, ndërsa ate që e ka në dorë i duket pak. Ky është njeriu.. i pangopur.

Në pasuri nuk e gjen asnjëherë lumturinë, në pushtet poashtu nuk e gjen lumturinë, as në alkool e në zina nuk ka lumturi. As në familje nuk ka gjithnjë lumturi. Por e vetmja që sjell dhe garanton lumturinë për ty o njeri është Allahu dhe respektimi i vlerave që Ai na porositi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur përjetojnë ndonjë fatkeqësi ndihmoje, bile me lutje(dua)

E kanë pyetur Aliu radijellahu anhu cili është ushtari më i fortë i Allahut? U përgjigj : kodra, por kodrën e çan hekuri, hekuri është i fortë por e shkrin zjarri. Ndërsa zjarrin e shuan uji. Uji është i fortë por e ban vranësirat, vranësirat janë më të forta . por ato vransira i ban era kah të dojë i çon. Era më e fortë, por njeriu e kalon erën duke u fsheh me dorë apo me tesha. Njeriu është më i fortë. Por gjumi fiton njeriun, ai është më i fortë se njeriu. Por ka edhe më të fortë se gjumi, ajo është gajla, e cila nuk e len njeriun me fjet. Pra ushtari më i fortë i Allahut është gajla).

Pra lumturia dhe rehatia janë dhuratë nga Allahu, apo depresioni dhe mërzia janë sprovë dhe dënim nga Allahu. Andaj në mes njeriut të lumtur dhe atij të mërzitur ka dallim sa ka dallim mes qiellit dhe tokës. Asnjëherë nuk janë të njejtë. Dallimi i tyre është aq i madh, sa që veç ai që ka qenë i mërzitur , e tash është i lumtur e din dallimin mes këtyre dyjave.

Kot njeriu vesh rrobat më të bukura në trup, por lumturia nuk vjen me rrobat, lumturinë tjetri e lyp në gjërat që i mungojnë, por atë ditë kur i fiton ato të mira, ai prap nuk është sa duhet i lumtur.
Këtë gjë na e ka sqaruar Pejgamberi alejhi selam në një hadith :
( Lumturia e birit të Ademit është në dorëzimin e kaderit të Allahut, ndërsa mërzia e birit të Ademit është hidhërimi në kaderin e Allahut).

Kusht prej kushteve të imanit është besimi në kaderin e Allahut. Ky besim në kader ti largon gjitha pretendimet e tua që mund ti kesh, e ke marr vetëm ate që ka dasht Allahu ti ta kesh.
Ate që ke në dorë kënaqu me te, sepse aq ka dasht Allahu të kesh. Mos shiqon të tjerët, sepse ndoshta të tjerët kanë më shumë, e pastaj të kap mërzia. Kënaqu me ate që ta ka dhënë Allahu. E mos harro të kujtosh se ka edhe më keq e më posht se ti, e që edhe ata jetojnë me te.

Dijetarët kanë thënë : jam duke i kaluar disa çaste të lumtura e them : sikur edhe banorët e Xhenetit të kan vetëm atë që kam unë , me siguri janë duke u kënaqur).

Pejgamberi alejhi selam ka thënë : ( Ka shijuar lezetin e besimit ai që është i kënaqur me Allahun për zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin alejhi selam për pejgamber).

image_pdf
Tags:

Categories

Archives