Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Luftojmë pikat e zeza në kushtet e shtëpisë

Luftojmë pikat e zeza në kushtet e shtëpisë
hithre
Të bezdisurat pika të zeza, formohen kryesisht në ballë, hundë e mjekër. Tipike të lëkurës së yndyrshme, me pore të hapura, ngjyra e zezë vjen nga oksidimi i yndyrës në lëkurë.

Ja një mënyrë shtëpiake, shumë efikase për eliminimin e tyre, të cilën po jua ofrojmë:

Marrim 1 dorë gjethe dafine e 1 dorë hithra, të dyja të thata e i ziejmë mirë në 2 lt ujë.

Më pas, e heqim e mbi të, në distancë të pranueshme, afrojmë fytyrën dhe me një peshqir mbulojmë kokën, që të mos dalë avulli.

10 minuta më pas, me ndihmën e dy garzave, me presion të lehtë, heqim pikat. Kjo bën që të mos ngelen shenja. Më pas, përdorim ujë të ftohtë dhe kalojmë mbi lëkurë lëngun e një limoni, për të shtrënguar poret.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Menyra e thjeshte per largimin e dhimbjeve - duke masazhuar duart

Categories

Archives