Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lotët e pendimit, shiu më i mirë që ujit tokën



Lotët e pendimit, shiu më i mirë që ujit tokën

pendimi-770x470Kur prindërit tanë Ademi dhe Havaja u penduan për mëkatin e tyre, në fytyrat e tyre rridhnin lotët e pendimit… thuhet se meleket në atë çast thanë: Uji më i bukur që lëshohet në tokë janë këto lot. Përse? u pyetën. Melekët thanë: Sepse nuk ka gjë më të bukur se sa lotët e atij që pendohet për mëkatet e tij. A të kujtohet se kur ka qenë hera e fundit që ke qarë… kur të kanë dal lotët për shkak të mëkatit që ke bërë, apo ndonjë ibadeti që ke lënë? Dije, se çdo lot i yti do të jetë një barë e rëndë në peshoren e punëve të mira dhe një ilaç i zemrës tënde të plagosur.

I njëjti njeri, në momente të gëzimit qesh, ndërsa në momente të pikëllimit qanë… njeriu është e vetmja qenie e cila edhe qesh edhe qanë, edhe kënaqësia edhe vuajtja janë pjesë e qenies dhe ekzistimit njerëzorë. Dhimbja e rastit nuk është dhe nuk mbetet përgjithmonë, e as që mund ta pranojmë si bazë të ndjenjave tona.

Transmeton Ebu Dherri r.a se i Dërguari i Allahut gjatë rrëfimit për Mira’xhin ka treguar:”Atje pashë një burrë të gjatë gjashtëdhjetë parakrahë. Përreth tij, ishin grumbullua shumë njerëz. Sa herë që kthehej dhe shikonte në të djathtë, ai qeshte dhe sa herë që shihte në të majtë qante. I habitur e pyeta Xhibrilin:”Kush është ky dhe kush janë këta të tjerët?!” Xhibrili mu përgjigj:”Ky është babai yt Ademi. Ata që janë në krah të djathtë, janë banorët e xhenetit, kurse ata në krah të majtë janë banorët e zjarrit. Sa herë që shikon djathtas, sheh banorët e xhenetit, gjë e cila e gëzon. Kur sheh majtas, sheh banorët e zjarrit dhe kjo e mërzit.”

Në të vërtetë zemra e babait tonë është e madhe. Ai buzëqesh për shkak të pasardhësve të tij të mirë që do të jetojnë deri në Ditën e Gjykimit, ndërsa pikëllohet me gjendjen e atyre që mbeten të humbur, andaj qanë. Dhe në të vërtetë, ajo çka më së shumti i pikëllon prindërit tanë është gjendja e fëmijëve dhe frika për të ardhmen e tyre.

Aftësia e vërtetë është të gjesh ekuilibrin mes dy gjendjeve, gëzimit dhe pikëllimit, dhimbjes dhe kënaqësisë, dëshirës dhe begatisë. Lotët janë simbol i sinqeritetit dhe bujarisë: “Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit…”(Jusuf, 84) gjithashtu: “…Kthehen me sytë e tyre që u rrjedhnin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut).” (Teube, 92).





Thelbi i besimtarit është që të fsheh lotët e tij, sepse edhe në nxjerrjen e lotëve ka rrethana të ndryshme. Dikush mund të qaj sa për t’u treguar para njerëzve si i devotshëm dhe i sinqertë e të fitoj dhembshurinë dhe simpatinë e tyre. Dhimbja dhe vuajtja nuk janë ibadete (adhurime) për të cilat njeriu do të shpërblehet, por durimi dhe kënaqja me caktimin e Allahut janë ato që sjellin shpërblimin e Zotit.

Jam munduar të pranoj dhe të punoj për çdo gjë që më bën të lumtur dhe të kënaqur, dhe në të vërtetë, kam ndjerë lumturinë dhe kënaqësinë edhe në momente të vështira. Lumturia dhe kënaqësia u bënë cilësia ime e përhershme, të cilën nuk mund ta turbulloj dhimbja e kalueshme. Fillova ta tregoj ndjenjën e lumturisë aq shumë sa që e programove veten dhe mendjen time me këtë sjellje.

Pikëllimi është i dhimbshëm në momentin që të ndodh, mirëpo në mënyrë të pashmangshme të bëhet një kujtim që të thotë se çdo pikëllim dhe brengë është e kalueshme.

Selman El-Aude
Përshtati: Arsim Dauti
(Islampress)





Categories

Archives